Kamioni i Bechtel-Enkas iu mori jetën ketyre dy të rinjëve[Foto]

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Krushë e Vogël kanë humbur jetën dy të rinjë në aksident.

Sipas policisë, dyshohet se një kamion i “Bechtel-Enkas gjatë kyçjes në rrugë nuk i ka marrë masat e sigurisë dhe me këtë rast ka ardhur deri te aksidenti tragjik.

‘Kumti’ ka mësuar se viktimat në fjalë janë, Gazmend Gashi dhe Samir Elshani nga fshati ‘Nagavc’ i Komunës së Rahovecit.

Po ashtu ‘Kumti’ ka arritur që të sigurojë edhe fotografitë e dy viktimave të këtij aksidenti.

Artikulli paraprakÇka ndodh me mallin e konfiskuar?
Artikulli vijuesLiga e Kampionëve,përballje gladiatorësh