Italiani 52-vjeçar, Alessandro Palermiti, ka masakruar me thikë shqiptarin 39-vjeçar pasi e kishte gjetur në makinë brenda me bashkëshorten e tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur një natë më parë në komunën Ariano Irpino në provincën e Avellinos në Itali, pranë një fabrike.
Policia ka bërë të ditur se, “shqiptari me inicialet H. T., 39 vjeç, rezident në qytezën e Giardineto në provincën e Foxhias ka ndërruar jetë pas goditjeve të marra me thikë”.
Mediat në Itali shkruajnë se bashkëshortja 40-vjeçare e italianit kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me shqiptarin. Autori i vrasje, Palermiti, ka ndjekur bashkëshorten e tij në takim me të dashurin e saj shqiptar në afërsi të një agriturizmi në qytezën Ariano Irpino.
Pasi i ka kapur në flagrancë në makinë, 52-vjeçari e ka masakruar me thikë shqiptarin, raporton “Republicca”.