Serbët kërkojnë targat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sasa Rasic, ka thënë se më shumë se 1 mijë serbë kanë paraqitur kërkesat për ri regjistrimin e automjeteve të tyre, dhe në vend të targave serbe të marrin ato të Republikës së Kosovës “KS” dhe “RKS”.
Rasic ka thënë se komisioni kompetent nga e hëna do të fillojë shqyrtimin e kërkesave për dhënien e targave të Kosovës dhe patentë shoferëve.

Sipas tij, deri më 11 korrik 1 105 serbë nga të gjitha viset e Kosovës kanë bërë kërkesën për ri regjistrimin e automjeteve të tyre dhe në vend të targave të vjetra të lëshuar në Serbi, të marrin ato “KS” ose “RKS”.

“Afati për ri regjistrim do të vazhdojë, kërkesat do të pranohen, kurse komisioni do të shqyrtojë aplikimet për ri regjistrim të automjeteve “, tha Rasic për agjencinë serbe “Tanjug”.

Në kuadër të afatit shtesë do të mund të mund të ri regjistrohen automjetet të cilat janë regjistruar deri më 15 nëntor të vitit 2011, kurse për automjetet e regjistruara pas kësaj date do të duhet të paguhet zhdoganimi i tyre në Doganat e Kosovës.

Ndërsa kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, ku vazhdojnë të lëshohet targa nga MPB e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës, zyrtarët e MPB të Kosovës thonë se për këtë pjesë të Kosovës është përgjegjës EULEX-i që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel lidhur me këtë çështje.kohaislame

Artikulli paraprakDoli fytyra e vërtetë e Albin Kurtit
Artikulli vijuesALPE: KANË HUMBUR JETËN DY ALPINISTË