Maqedonia është e akuzuar për situatën me refugjatët edhe pse ato vijnë tek ne nga një territor i Bashkimit Evropian. Fatkeqësisht Bashkimi Evropian e harroi Ballkanin dhe na la në vetvete me këtë problem, theksoi Gjorgje Ivanov në një intervistë për gazetën polake Gazeta Wyborcza.
“ Nëpër Maqedoni kalon ruta kryesore e refugjatëve. Ne harxhojmë një milion euro në muaj për t`i ndihmuar, ndërsa vetëm për përforcimin e forcave të policisë harxhojmë 800.000 euro në muaj. Problemet tona janë rezultat i asaj që ndodh në BE, refugjatët vijnë në Maqedoni nga territori i Bashkimit Evropian, pasi që askush nuk e ruan kufirin e saj”, theksoi Ivanov, raporton zhurnal.mk
Maqedonia, theksoi Ivanov, duke vepruar me refugjatët në mënyrë humane i mundësoi atyre një transit në territorin e saj për 72 orë.
“ Refugjatët vijnë tek ne nga territori i Greqisë e cila mori nga BE-ja më shumë se 450 milion euro. Ne deri më tani kemi marr vetëm 90.000 euro”, theksoi Ivanov i cili mendon se ndihma shtesë për shkak të procedurave burokratike do të arrij në dimër, raporton zhurnal.mk
Bashkëpunimi midis shërbimeve tona dhe shërbimeve të Bashkimit Evropian, sidomos shërbimit grek, konstaton presidenti maqedonas, është shumë i dobët.
“ Tashmë kemi pasur një situatë kur në një ditë, qeveritarët grek kanë transportuar në kufirin tonë 15.000 njerëz.
U detyruam që të shpallim gjendjen e krizës dhe të dërgojmë ushtar për ta kontrolluar situatën, pasi që qyteti i Gjevgjelisë, në kufi, përmes të cilit kalojnë refugjatët, ka vetëm 15.000 banor.
Filluan problemet, refugjatët gjuanin gur tek policët tanë dhe ato duhej që të ndërmarrin masa. Maqedonia u akuzua për një situatë me refugjatët, edhe pse këto njerëz erdhën nga territori i BE-së. Fatkeqësisht Bashkimi Evropian e harroi Ballkanin. Kemi ngel në vetvete”, deklaroi Ivanov