Presidenti i Maqedonisë Gjeorgji Ivanov ka bërë të ditur se ka shpallur amnisti për politikanët e dënuar dhe abolim ndaj të gjithë politikanëve kundër të cilëve po kryen hetime nga Prokuria Speciale Publike për rastet “Puç” dhe “Mitmarrje”, njofton Portali Albeu.com.
Sipas këtij vendimi të presidentit Ivanov, amnistohet ish ministri e brendshëm gjatë vitit 2001, Ljube Boshkovski ndërsa lirohen nga akuzat dhe ndërpriten hetimet ndaj ish shefit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska, Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish ministrit të transportit, Mile Janakievski.
Vendimi i presindentit Ivanov, faktikisht nxjerr jashtë funksioni Prokurinë Speciale Publike.
“Askush nuk mund të na bind se kjo krizë është në interes të Maqedonisë. Kjo krizë është interes i dikujt tjetër, dikush që përmes luftës mes politikanëve dëshiron të arrijë diçka për interesin e tij. E gjithë kjo që ka ndodhur në periudhën e fundit rezultoi me konfrontime politike, me praktikë të konfrontimit të politikanëve mes vete, shkatërrim, refanzhizëm të pafund, urrejtje dhe konfrontime. Shikoni se çfarë u ndodhi politikanëve tanë edhe të pushtetit edhe të opozitës. Ata aq shumë kanë hyrë në luftë, aq shumë kanë shkuar punët larg, hapën mes vete aq shumë procedura penale kështu që tani edhe njëra palë edhe tjetra janë të gatshme të përdorin çfarëdo mjete në mënyrë që të mos humbin në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Ivanov. /albeu./kohaislame