Ivanoviqit i pëlqen ideja e Pacollit për veriun

“Veriu i Kosovës do të jetë diçka e veçantë dhe kjo veçanti mund të reflektohet në atë që do të jetë zonë jo doganore”, ka thënë i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic.

“Nuk është me vend krahasimi me Dubain, por është e qartë se në parim të gjithë shqiptarët besojnë se veriut do të jetë disi ndryshe”, deklarohet Ivanovic për idenë e Behgjet Pacollit, zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës dhe liderit të AKR-së. që veriu i Kosovës të jetë zonë e lirë ekonomike si Jebel Ali në Dubai.

Duke thënë se kjo ide “i tregon specifikat e veriut, të cilat i pranon Pacolli”, Ivanoviq për “Politika” thekson se është mirë që kështu po mendojnë qarqet politike në Prishtinë, “sepse ky është realiteti që duhet të përkthehen në disa përkufizimi ligjore dhe politike”. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakBozdaë: Ndalimi i rrethprerjes(synetit) në Gjermani nuk ka asnjë lloj justifikimi
Artikulli vijuesMos u merr me Kosovën në OKB