Protestë kundër së keqes së madhe

Duke vlerësuar protestat e fundit, analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se përtej dy problemeve që nuk duhen injoruar, shkarkimi i ministrit serb, Jabllanoviq dhe zgjidhja e problemit të ‘Trepçës’, është koha e duhur që protestat qytetare të kanalizohen në gjëra shumë më konkrete dhe tepër të dhimbshme.

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, nepotizmit, klientilizimit, grupeve të ngushta të interesit të klaneve politike e karteleve mafioze duhet të jenë motivi dominues për të protestuar, vlerësojnë njohësit e rrethanave në vend, shkruan ‘Kosova sot’.

 

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka konsideron se edhe pse këto protesta të ftuara nga subjektet politike në opozitë nuk e kanë fokusin kryesor shprehjen e pakënaqësisë me dështimin e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por adresë e parë e motivimit të tyre janë bërë çështjet Jabllanoviq dhe Trepça, megjithatë pakënaqësia me qeverisje të keqe që pamundëson një perspektivë më të mirë zhvillimore, është shtytësi kryesor i protestave. /Telegrafi/

Artikulli paraprakJabllanoviq: Rruga nuk mund të më shkarkojë!
Artikulli vijuesArrestohet një zyrtar komunal i Prishtinës dhe një i Graçanicës