Izetbegoviç: Bosnje-Hercegovina nuk do zhduket asnjëherë

0
129

“Bosnja nuk do të zhduket asnjëherë”-, deklaroi Bakir Izetbegoviç anëtari boshnjak i presidencës së Bosnje Hercegovinës.

Komentet e Izetbegoviç u bënë dje pas argumenteve të Presidentit serb Tomislav Nikoliç sipas së cilit Bosnje Hercegovina “ po shkonte dalëngadalë drejt zhdukjes”. Në një letër dërguar Nikoliçit, Bakir Izetbegoviç theksoi se “Bosnje Hercegovina do të vijojë të ekzistojë si shtet i pavarur dhe i njohur nga komuniteti ndërkombëtar”. Izetbegoviç e krahasoi këtë qëndrim me deklaratën e bërë nga i dyshuari për genocid Radovan Karaxhiç në një intervistë në televizion ku shprehej se:“Bosnja po zhduket para syve tanë”.
Izetbegoviç, kryetari mysliman i presidencës trepalëshe të Bosnjës, tha se ai mund të tërhiqte vizitën e parë të planifikuar për tu takuar me presidentin serb, muajin e ardhshëm dhe lajmëroi për një “dëm të pariparueshëm” në marrëdhëniet rajonale. Marrëdhëniet e Serbisë me vendet e saj fqinje Bosnjën dhe Kroacinë janë përkeqësuar qysh me zgjidhjen e Nikoliç në maj, një përkrahës i zjarrtë i “Serbisë së Madhe”, ideologjisë që nxiti luftën në Jugosllavi në vitet 90.
Nikoliç u shpreh në fundjavë për televizionin maqedonas Sitel se:“ Për 17 vite komuniteti ndërkombëtar nuk ka mundur ta bëje Bosnjën shtet, pasi nuk po funksionon dhe po zhduket ngadalë para syve tanë”.
Në letrën ndaj Nikoliç, Izetbegoviç u shpreh se deklarata të tilla i ngjajnë atij me “oguret”, e liderit serb të luftës në Bosnje, Radovan Karaxhiç, i cili po përballet me gjyqin e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin e Hagës për krime lufte. Karaxhiç deklaroi para luftës se planet për ta shpallur Bosnjën shtet të pavarur do të mund të:“çojnë vendin drejt ferrit dhe ndoshta të mundësojnë zhdukjen e popullsisë myslimane”.
Alija, babai i Izetbegoviç, udhëhoqi Bosnjën drejt Pavarësisë së vitit 1992.
“Mund të sigurojë ty se Bosnje Hercegovina, një shtet Sovran, i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nuk do të zhduket”, “ As shpejt, as ngadalë”- shkroi Izetbegoviç.
Nikoliç tashmë ka inatosur Bosnje Hercegovinën duke mohuar masakrën e korrikut të vitit 1995, ndaj 8000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjak, në gjenocidin e kryer nga forcat serbe, duke hedhur poshtë kështu një vendim të tillë nga Tribunali i OKB-së.
Izetbegoviç e akuzoi Nikoliç se: “ ka shkaktuar dëme të pariparueshme në marrëdhëniet midis Bosnjës dhe Serbisë, në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve në rajon”. Qëndrime të tilla tha ai, mund të jenë burime për “keqkuptime dhe tensione të reja”.
Ndërkohë, Bakir Izetbegoviç lajmëroi se nuk do të merrte pjesë në mbledhjen trepalëshe që do të mbahej në Turqi në fillim të nëntorit midis Turqisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. /a.online/kohaislame