Izrael: avionët gjuajtës po përgatisin skenarin sirian

Sipas informacionit të kanalit të dytë të televizionit izraelit, në Izrael po zhvillohen stërvitje të mëdha të forcave ushtarake ajrore të shteteve të ndryshme të botës. Stërvitjet përfshijnë 100 avionë gjuajtës.

Pilotët dhe avionët e tyre mbërritën në Izrael disa ditë më parë. Ata do të shqyrtojnë të gjitha skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve në Siri, duke përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të armëve kimike.

Izraeli nuk bën me dije pilotët e të cila shteteve marrin pjesë në këto stërvitje. Javën e kaluar televizioni izraelit njoftoi se në kuadër të stërvitjeve do të praktikohen bombardimet dhe teknikat luftarake ajrore.

Kjo ndërhyrje mendohe të realizohet vetëm nëse fitorja e kryengritësve është aq afër sa të jetë e pa shmangshme dhe e shpejtë. Atëherë ndërhyrja është e nevojshme për të pamundësuar që muslimanët të marrin pushtetin, gjë e cila në mënyrë të nënkuptueshme do të bënte që ata ta bëjnë qeverinë dhe të udhëheqin me ushtrinë e kjo do të përbënte rrezik për Izraelin dhe vendet armiqësore të popullit musliman dhe Sirian.

Artikulli paraprakKuds (Jerusalem) – sulmohen xhamitë dhe trashëgimia islame
Artikulli vijuesPërshtypjet ruse në 33-vjetorin e futjes së ushtrisë sovjetike në Afganistan