Kuds (Jerusalem) – sulmohen xhamitë dhe trashëgimia islame

Izraeli vazhdon të mos tregojë sensibilitetin e duhur për mbrojtjen e veprave islame në tokat e shenjta që i mban të pushtuara për rreth gjysmëshekulli.

Grupet radikale çifute këtë herë morën në shënjestër Xhaminë e Profetit Daut në lagjen e vjetër të Jerusalemit.

Në deklaratën e lëshuar nga Fondacioni El-Aksa dhe Agjencia e Mbrojtjes Kulturore thuhet se grupet radikale çifute sulmuan xhaminë e Profetit Daut, që ndodhet në pjesën jugperëndim të Mesxhid-i Aksa dhe shkaktuan dëme të rëndësishme në avllinë e xhamisë.

Gjithashtu në këtë sulm agresorët kanë shkatërruar edhe pllakat e mermerit dhe fajancat e kohës osmane të shekullit të 17-të që ndodheshin në tre muret e xhamisë.

Kurse më herët Izraeli një pjesë të Xhamisë së Profetit Daut e kishte shndërruar në sinagog, pavarësisht se ajo ishte një prej veprave më të rëndësishme të historisë islame.

Grupet palestineze thonë se kjo nuk është hera e parë që një xhami historike sulmohet nga grupet ekstreme izraelite.

Artikulli paraprakAmerika ndërton 3 baza ushtarake në Jemen
Artikulli vijuesIzrael: avionët gjuajtës po përgatisin skenarin sirian