Izraeli dhe Hamas-i ranë dakord për vendosjen e armëpushimit

Izraeli dhe “Hamas-i” arritën në marrëveshje për vendosjen e armëpushimit, njofton gazeta izraelite “Jerusalem Post” me referencë te një burim palestinez shumë i afërt me negociatat.

Siç pritet, deklarata mbi fillimin e veprimit të armëpushimit ndërmjet palëve do të shpallet në një kohë të afërt në konferencën e shtypit në Kajro. Sipas kanalit televiziv “Al Jazeera”, deklaratën speciale brenda dy orëve do ta bëjë publike në Kajro Zyra e Presidentit të Egjiptit Mohammad Mursi.

Zyrtarët palestinezë kanë deklaruar gjithashtu mbi arritjen e marrëveshjes për armëpushimin në Gaza, njofton Agjencia raporton Reuters.

Përfaqësuesit e Egjiptit, me ndërmjetësinë e të cilëve u zhvilluan negociatat mes izraelitëve dhe palestinezëve, po ashtu e konfirmuan këtë informacion.

Artikulli paraprakNjë avion "MiG-21" u rrëzua në jug të Egjiptit
Artikulli vijuesAmerikanët do të zhvillojnë një "gjuetar" të papilotuar të nëndetëseve