Një avion "MiG-21" u rrëzua në jug të Egjiptit

Avion i trajnimit “MiG-21” i Forcave Ushtarake Ajrore egjiptiane u rrëzua në jug të vendit, në krahinën e Aswan, njoftuan të mërkurën mediat lokale.

Avioni gjuajtës u rrëzua pothuajse menjëherë pas ngritjes në ajër nga aerodromi ushtarak, që ndodhet disa dhjetëra kilometra larg kryeqytetit të provincës – qyteti i Aswan.

Sipas të dhënave paraprake, piloti gjatë ngritjes humbi ndjenjat: pas disa minutash me avionin nuk pati më asnjë lidhje.

Përveç kësaj, sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, para rënies së avionit në bordin e tij u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Piloti i avionit luftarak, kapiteni i Forcave Ushtarake Ajrore egjiptiane, humbi jetën.

Artikulli paraprakSituata tragjike në Gaza
Artikulli vijuesIzraeli dhe Hamas-i ranë dakord për vendosjen e armëpushimit