Një vit më parë, palestinezët kërkuan pranimin në Kombet e Bashkuara – pa sukses. Ndërkohë frontet në konfliktin e Lindjes së Mesme janë ashpërsuar si kurrë më parë.
Ky ishte një fjalim i zemërimit, një fjalim që shprehte dëshpërim, ai të cilin Mahmoud Abbas e mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Edhe pse kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez morri duartrokitje shumë miqësore, madje në fund u shoqërua me duartrokitje frenetike. Por ndërkohë që përfaqësuesit e ishujve të vegjël po raportonin me krenari për progreset e arritura, Abbas nuk kishte lajme të mira në bagazh. Negociatat me Izraelin, një herë të quajtura me optimizëm si “bisedime të paqës” tani kanë ngrirë. “Izraeli nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”, ishte përfundimi i hidhur i Mahmoud Abbas-it. “Por palestinezët megjithatë kanë të drejtë për një shtet të tyre”, tha ai i shoqëruar nga duartrokitjet e Asamblesë së Përgjithshme.
“Unë flas në emër të një kombi të zemëruar”
Ishte shumë impresionuese mënyra se si Abbas përshkruajti represionin nën të cilin jetojnë palestinezët në territoret e pushtuara, të ndrydhur në mes të ngulimeve izraelite dhe postblloqeve. Atyre u mirret uji dhe toka pjellore, ata i janë ekspozuar sulmeve raciste nga kolonët, gati 5.000 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite. Bashkësia ndërkombëtare duhet të pranojë më në fund kauzën e popullit të tij, apeloi Abbas në Asamblenë e Përgjithshme.
Por edhe në Kombet e Bashkuara, palestinezët janë ftuar vetëm si mysafirë edhe pse me dëshirë ata do të ishin anëtar me të drejta të plota. Kërkesa palestineze për pranim është ngujuar në dollapin e akteve të Këshillit të Sigurimit. Një vit më parë, Mahmoud Abbas, ka aplikuar për anëtarësim në Asamblenë e Përgjithshme, gjë që u festua me entuziazëm në rrugët e Ramallahut dhe Nablusit. Një njohje e shtetësisë palestineze, ky ishte kalkulimi i Abass-it, do të forconte pozitën e tij negociuese me Izraelin dhe po ashtu edhe pozitën e tij.
Pa shtet nuk ka as anëtarsim në Kombet e Bashkuara
Por palestinezët nuk kanë arritur të sigurojnë miratimin e Këshillit të Sigurimit (ai duhet të miratojë pranimin e anëtarëve të rinj të OKB-së). Kundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat janë të lidhura ngushtë me Izraelin. Kështu që palestinezët vazhdojnë të mbeten “vëzhgues”, një status që iu dha Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) që në vitin 1974. Në fjalimin e mbajtur në vitin 1974 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Arafati shprehu vendosmërinë e vazhdimit të luftës dhe përpjekjeve për krijimin e shtetit palestinez.
Dekada më vonë, palestinezët janë më larg nga një shteti i tyre si asnjëherë më parë. Fjalimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili foli menjëherë pas Abbas-it tregoi qartë: vetëm me një gjysëmfjali ai përmendi konfliktin izraelito-palestinez dhe sipas tij ai “nuk mund të zgjidhet me fjalime shpifëse”. Përndryshe sipas Netanjahut, Izraeli ka shqetësime të tjera: Programin bërthamor iranian./dw
You Might also Like
Taxhikistani tronditet nga tërmeti 7.2 shkallësh
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 shkallë Rihter goditi sot Taxhikistanin. Tërmeti goditi në…
By
Redaksia
1 Min Read
Ekspertët e OKB-së e përfunduan hetimin në Siri
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara e kanë përfunduar punën e tyre në Siri dhe tani…
By
Redaksia
2 Min Read
Arsimimi i fëmijëve sirianë do të parandalojë fatkeqësinë e “brezit të humbur”
Në qendër të politikës së integrimit të zbatuar nga Turqia e cila sipas të dhënave…
By
Redaksia
5 Min Read
Siri: 13 të vrarë nga luftimet
Forcat e regjimit të Esadit organizuan një sulm ajror ndaj zonës së Idlibit. Organizata për…
By
Redaksia
1 Min Read
Çlirimtarët sirianë demonstruan punën e batalionit të mbrojtjes kundërajrore
Çlirimtarët sirianë postuan një video në faqen e Internetit YouTube, në përshkrimin e të cilës…
By
Redaksia
1 Min Read
Kunduz, NATO bombardon spitalin; të paktën 20 të vdekur
Të paktën 20 të vdekur dhe dhjetëra të humbur. Është ky bilanci provizor i bombardimit…
By
Redaksia
2 Min Read
