Izraeli hapi ambasadën në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha, priti dje zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili kishte ardhur në Tiranë për hapjen e përfaqësisë diplomatike të Izraelit në Shqipëri.

Kryeministri Berisha e konsideroi hapjen e përfaqësisë diplomatike të Izraelit në Tiranë një ngjarje të madhe dhe historike në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, raporton Start.

Kryeministri Berisha, i shprehu ministrit Lieberman mirënjohjen për angazhimin e fortë personal të tij, të Qeverisë së Izraelit.

Hapja e ambasadës së Izraelit në Shqipëri, tha Kryeministri, është një zhvillim i madh dhe jam i sigurt se do të arrijë rezultate të mëdha në çuarjen përpara të marrëdhënieve tona të gjithanshme./kohaislame

Artikulli paraprakBiznesi i PlayStation humbë 36.7 milionë euro
Artikulli vijuesQëndrimi ulur, rrezik për shëndetin