Izraeli nuk shqetësohet për përgjimet që ia bëri Britania dhe Amerika

Zyrtarët izraelitë thanë të shtunën se nuk ishin të befasuar nga pohimet se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vëzhguar udhëheqësit izraelitë, duke e minimizoi rëndësinë e informacionit që mund të mbledhin të tjerët.
Të premten janë publikuar dokumentet ku thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë të Shteteve të Bashkuara (NSA), si dhe agjencia britanike GHCQ, kanë kontrolluar më 2009 emailat që besohet se ishin të kryeministrit izraelit dhe të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes së këtij shteti.

“Neve jo vetëm shtetet arabe, po edhe fuqitë botërore, përfshirë ato mike, synojnë të na vëzhgojnë”, ka thënë për televizioni shtetëror të Izraelit, eksperti për çështje strategjike, Yuval Steinitz. “Prandaj, Izraeli merr masat e nevojshme dhe informacionet sekrete nuk transmetohen kurrë përmes telefonave dhe sistemeve të postës elektronike”.

Zyra e Ehud Olmertit, që ishte në atë kohë kryeministër, ka thënë se fjala është për emailin e tij publik.

“Shanset që të shkaktohen dëme të sigurisë apo të informatave duke hyrë në atë adresë, janë shumë të vogla”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakEgjipti gjykon Morsin për rastin e tretë të shpikur kundër tij
Artikulli vijuesArsim Bajrami: Reforma zgjedhore nuk duhet ta prekë Kushtetutën