Apple, gati me iTV

Pas revolucionit që nisi në tregun e telefonave celularë në vitin 2007, me hedhjen në treg të iPhone të parë, Apple synon të pushtojë një tjetër sektor të teknologjisë, atë të prodhimit të televizorëve.

Kompania amerikane pritet të hedhë këtë vit iTV, televizorin e parë të “Mollës”, ku edhe njëherë tjetër (kupto këtu betejën mes iPhone dhe Galaxy S) do të përballej me Samsungun, tashmë të afirmuar në këtë treg.

Televizori i Apple do të jetë 50, 55 dhe 60 polesh me definicion “high definition” dhe gjithë opsionet e tjera funksionale që përfshin një mini iPad.

Por risi është edhe telekomanda, ose për ta përcaktuar më saktë unazo-komanda. Themi “unazë” sepse iTV do të komandohet nga një “unazë magjike”. Unaza është e pajisur me një çip që përcakton në bazë të lëvizjeve të dorës përdorimin e televizorit.

Si transmeton TCH, hedhja e iTV ishte parashikuar për në muajt e parë të vitit 2014, por zëra nga kompania, të cituara nga forumet teknologjike në internet, thonë se me shumë gjasa krijesa e re e Apple do të hidhet në treg muajt e fundit të këtij viti me shpresën e korrjes së të njëjtit sukses ashtu sikundër me iPhone. Çmimi: 1 500 euro.kohaislame

Artikulli paraprakStinner: Gjermania nuk heq dorë nga shtatë kushtet për Serbinë
Artikulli vijuesArrestohet shqiptarja me 43 kg marihuanë të fshehur në veturë