Bëhet e ditur se një zyrtarë nga Organizata e Monumenteve Historike Izraelite dhe 45 kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Mesxhidi Aksasë në Jerusalem nën mbrojtjen e policisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mexhidi Aksasë Omer el-Kisvani, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se “një ekspert nga Organizata e Monumenteve Historike Izraelite dhe 45 kolonë izraelitë hynë në Aksa nën mbrojtjen e policisë.”
Duke u shprehur se një ngjarje e tillë ndodh për herë të pare që nga viti 1967, Kisvani theksoi se politika që po e ndjek Izraeli këto ditë duke arrestuar zyrtarë të Departamentit të Vakëfeve Islame dhe duke ndërhyrë në bordin e brendshëm drejtues paraqet një gjendje të rrezikshme.
Që nga viti 2003, qeveria izraelite i pranon brenda oborrit të Aksasë kolonët hebrenj nën përcjellje policore dhe kohë pas kohe sjell kufizime sipas moshës për muslimanët. Shumë organizata dhe politikanë radikalë izraelitë bëjnë thirrje që Mali i Tempullit, në të cilin ata besojnë se ka ekzistuar tempulli hebre që është rrënuar dy herë, të hapet për adhurim për ta. Ndërkaq, qeveria izraelite nuk lejon që hebrenjtë të cilëve u lejohet hyrja në Aksa të kryejnë adhurime.
You Might also Like
Këln, qytetarët filluan të mblidhen për tubimin e Demokracisë kundër grusht shtetit në Turqi
Mijëra turq që jetojnë në vendet e Evropës janë mbledhur në Këln të Gjermanisë, ku…
By
2 Min Read
OPOZITA SIRIANE I KËRKON OKB-SË TAKIM URGJENT PAS MASAKRËS NË HULA
Opozita siriane kërkoi sot një takim urgjent nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së pas bombardimeve…
By
1 Min Read
Përleshje të ashpra në Siri, vazhdojnë bombardimet e Asadit
Aktivistët sirian thonë se aeroplanët e qeverisë, janë duke bombarduar një qytet në afërsi të…
By
1 Min Read
Fëmijët shqiptarë janë të rrezikuar në internet, 44% shohin pornografi
Ekspertët paralajmërojnë se fëmijët janë të cënuar nga pedofilët dhe mund të shohin lehtësisht pornografi…
By
22 Min Read
UNICEF: Rreth 14 milionë fëmijë pre e dhunës në Irak dhe Siri
UNICEF-i konfirmoi të enjten se rreth 14 milionë fëmijë vuajnë nga konfliktet, që kanë shkatërruar…
By
2 Min Read
Përleshje me armë në Shkup, tre të plagosur
Tre persona janë plagosur në një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë vonë…
By
1 Min Read
