Përleshje me armë në Shkup, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur në një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë vonë në lagjen Çair të Shkupit.

Përleshja ka ndodhur midis dy grupeve në rrugën “Xhon Kenedi” në kompleksin ku ndodhet televizioni “Era” në një hapësirë që shfrytëzohej si çajtore, raporton INA.

Policia theksoi se zënka ka shpërthyer midis një të mitur, për të cilin thuhet se është djali i pronarit të çajtores i shoqëruar nga tre persona të tjerë, ndërsa në anën tjetër kanë qenë rreth dhjetë persona.

Në këtë përleshje ka pasur të plagosur dhe të shtëna me armë zjarri. Policia theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e incidentit./koha/kohaislame

Artikulli paraprakArrin me sukses kartolina e dërguar në vitin 1958
Artikulli vijuesFRANCË-OLAND SËRISH NË KRYE TË GARËS PRESIDENCIALE