Njoftohet se Izraeli ka shembur 20 shtëpi të palestinezëve që jetojnë në lindje të Jerusalemit me arsyen se janë “pa leje”, raporton Anadolu Agency (AA).
Një prej banorëve në lindje të Jerusalemit, Iyd el-Xhehalin në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se forcat Izraelite nën shoqërimin e buldozerëve kanë bastisur shumë vende mes Jerusalemit Lindor dhe Detit të Vdekur të banuara nga beduinët dhe me arsyen se janë “pa leje” kanë shembur 20 shtëpi.
Xhehalin i cili vë në dukje se familjet që ushtria izraelite iu shembi shtëpinë kanë mbetur jashtë nën rrezet e diellit, ka shtuar më tej se qeveria izraelite po përpiqet të zhvendosë banorët e zonës, por pavarësisht shembjeve populli ka refuzuar të braktisë rajonin.
Izraeli në kuadër të projektit i cili “parashikon nxjerrjen e palestinezëve” nga territori prej 12 mijë dynym i cili zgjatet nga Jerusalemi Lindor e deri në Detin e Vdekur detyron migrimin e banorëve të kësaj zone.
Në kuadër të “Marrëveshjes së dytë Oslo” të nënshkruar në 1995 mes Palestinës dhe Izraelit Bregu Perëndimorë ishte ndarë në zonat A, B dhe C. Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë për “zonën A” që përfshin 18 përqind iu la Palestinës, ndërsa për “zonën B” prej 21 përqind, menaxhimi administrativ iu la Palestinës, ndërsa ajo e “sigurisë” iu kalua Izraelit, dhe për “zonën C” e cila përfshin 61 përqind “menaxhimi administrative dhe i sigurisë” iu la Izraelit.