Ja 10 cajrat për shumë sëmundje në stinën e dimrit

10 ÇAJRAT QË MJEKOJNË SHUMË SËMUNDJE !

Çajrat nuk mund t’i shërojnë të gjitha sëmundjet, por me lejen e Allahut mund te zbusin shumë dhembje. Kështu që, para se të merrni barnat, provoni ata.

Forcon imunitetin
’Echinacea

’Përgatitja: Një lugë me gjethe të thara, më pas i zieni me dy decilitra ujë dhe leni të qëndrojë ashtu për gjysmë ore. Gjatë tërë ditës konsumoni tri herë çaj sipas dëshirës.

Zbut stresin
Nenexhiku ‘Melissa officinalis’

Përgatitet: Hidh një gotë me ujë të valuar përmbi gjethet e nenexhikut. E lini të qëndrojë ashtu së paku dhjetë minuta. Për një periudhë prej gjashtë javësh pini nga tri gota çdo ditë.

Për kollitje më të lehtë
“Althaea officinalis”

Përgatitet: Hidhni ujë në një enë ku gjendet fletë të prera të bimës. E lini të qëndrojë ashtu për dhjetë minuta, e më pas vazhdoni. Çajin e përzieni me mjaltë dhe e konsumoni gjersa është i ngrohtë.

Zbut ftohjen
Çaj kaçeje ‘Rosa corymbifera, Rosa canina’

Përgatitet: Hidhni ujë në ujë të valuar në kaçen. E lini të qëndrojë ashtu nja dhjetë minuta, e më pas vazhdoni. Shtoni mjaltë apo lëng limoni, varësisht nga shija juaj. Konsumoni sipas dëshirës.

Shëron gripin
’Sambucus nigra’

Përgatitet: Një lugë me gjethe të bluara e hidhni në ujë të valuar, e mbuloni, më pas e lini të qëndrojë ashtu për rreth dhjetë minuta, pastaj vazhdoni. Konsumoni sipas dëshirës, shëron gripin, shkakton djersitje dhe ul temperaturën.

Për të sëmurit nga astma
Gështenja ‘Castanea sativa’

Përgatitja: Një gështenjë të shtëpisë e vendosni në ujë të ftohtë, e lini ashtu të qëndrojë, e më pas vazhdoni. Konsumoni dy deri në tri gota në dite, apo thjesht vetëm pastroni fytin me të.

Zbut sëmundjet e mushkërive
Dëllinja ‘Juniperus communis’

Përgatitet: Një enë të mbushur me dëllinja e përzieni me ujë të valuar, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë ashtu për rreth 5–10 minuta. E ëmbëlsoni me mjaltë apo sheqer. Gjatë ditës konsumoni dy gota me këtë lloj çaji.

* Ky çaj nuk ju preferohet personave me veshkë të ndjeshme.

Kundër diarresë
Borzilok ‘Origanum majorana’

Përgatitet: Hidhni një gotë ujë të valuar mbi një qese dhe vazhdoni pas tre minutave. Konsumojeni sipas nevojës. Ky çaj nuk ju preferohet nëse keni kokëdhembje të shpeshta.

Zbut gastritin
Jamball ‘Glycyrrhiza glabra’

Përgatitet: Dy lugë nga gjethja e jamballit i përzieni me ujë të valuar, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë rreth 10-15 minuta. Konsumoni nga tri deri pesë gota në ditë.

Për sëmundjet e veshkave
Majdanoz ‘ Petroselinum crispum’

Përgatitet: Hidhni ujë të valuar përmbi dy lugë me gjethe të majdanozit. Enën e mbuloni dhe e lini të qëndrojë rreth 10–20 minuta, e konsumoni gjithmonë para ushqimit. Konsumoni së paku tri gota çaj në ditë./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakSi t”i shmangim problemet me vena
Artikulli vijuesGoogle rregullon kërkimin e fotove për të shmangur rezultatet pornografike