Harvard, Princeton, Columbia apo Stanford- këto janë shkollat e larta më të mira në planet.
Por çfarë mësojnë studentët në këto universitete elitare?
Projekti Open Syllabus ka shqyrtuar më shumë se 1 milion plane mësimore përgjatë 15 viteve në universitetet amerikane, britanike, kanadeze, australiane dhe neozelandeze.
Për shkencat humane, lista e librave është më e gjatë se tek shkencat natyrore, sigurisht në varësi të degëve.
Sipas Spiegel, kush kërkon të studiojë në SHBA, nuk mund të mos lexojë këta katër autorë: Platoni, Hobsi, Makiaveli dhe Aristoteli.
Në sociologji nuk mund të shmangësh kurrë “Manifestin komunist” të Karl Marksit.
Sa i përket letërsisë imagjinare, Frankenshtajni i Meri Shellit është vepra më e përhapur.
Më poshtë janë 10 librat kryesorë në Harvard:
“Letter from Birmingham Jail”- Nga Martin Luther King, Jr.
“The Elements of Style”- Nga William Strunk
“Leadership without Easy Answers”- Nga Ronald Heifetz
“Clash of Civilizations”- Nga Samuel Huntington
“Thinking Fast and Slow”- Nga Daniel Kahneman
“The Prince”- Nga Niccolò Machiavelli
“A Primer for Policy Analysis”- Nga Edith Stokey
“Theory of Justice”- Nga John Rawls
“Principles of Corporate Finance”- Nga Richard Brealey
“Thank You for Arguing”- Nga Jay Heinrichs
10 librat kryesorë në universitetet amerikane:
“Republic”- Platoni
“Leviathan”- Thomas Hobbes
“The Prince”- Niccolò Machiavelli
“The Clash of Civilizations”- Samuel Huntington
“The Elements of Style”- William Strunk
“Ethics”- Aristoteli
“The Structure of Scientific Revolutions”- Thomas Kuhn
“Democracy in America”- Alexis De Tocqueville
“The Communist Manifesto”- Karl Marx
“The Politics”- Aristoteli