Ja çfarë kanë studiuar CEOt e 11 kompanive më të suksesshme

Nëse dëshironi të jeni CEO i një kompanie të fuqishme, zgjedhja e duhur për kolegjin është një moment shumë i rëndësishëm për të filluar.

Ne hodhëm një sy në drejtuesit e 11 kompanive kryesore në Fortune 500 të këtij viti dhe në përgjithësi, secili prej tyre u diplomua në një fushë të lidhur drejtpërdrejt me industrinë e punëdhënësit të tyre të ardhshëm. Dhe pothuajse të gjithë CEO-të kanë marrë arsimin pasuniversitar pas marrjes së diplomës së tyre bachelor.

Kumti ju sjell në këtë artikull 11 CEOt me diplomën e tyre universitare.

Steven Collis — AmerisourceBergen
AmerisourceBergen vlen rreth 17.31 miliardë $.

Bachelor në Tregti – Universiteti i Witwatersrand

James Hackett — Kompania Ford Motor
Ford Motor Company vlen rreth 46.65 miliardë $.

Bachelor në Financë – Universiteti i Michigan

Randall Stephenson — AT&T
AT&T vlen rreth 212.54 miliardë $.

Bachelor në Kontabilitet – Universiteti Central Oklahoma

Master në Kontabilitet – Universiteti Central Oklahoma

Mary Barra — General Motors
General Motors vlen rreth 61.64 miliardë $.

Bachelor në Inxhinieri Elektrike – General Motors Institute

Master në Administrim Biznesi – Universiteti Stanford

Larry Merlo — CVS Health
CVS Health Corp. vlen rreth 71.18 miliardë $.

Bachelor në Farmaci – Universiteti i Pittsburgh

David Wichmann — UnitedHealth Group
UnitedHealth Group vlen 202.57 miliardë $

Bachelor në Kontabilitet – Illinois State University

John Hammergren — McKesson
McKesson vlen rreth 29.41 miliardë $.

Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Minesotës

Master në Administrim Biznesi – Xavier University

Darren Woods — ExxonMobil
ExxonMobil vlen 339.55 miliardë $.

Bachelor në Inxhinieri Elektrike – Universiteti A&M në Texas

Master në Administrim Biznesi — Northwestern University

Tim Cook — Apple
Apple vlen rreth 871.85 miliardë $.

Bachelor në Inxhinieri Industriale – Universiteti Auburn

Master në Administrim Biznesi – Universiteti Duke

Warren Buffett — Berkshire Hathaway
Berkshire Hathaway vlen rreth 443.69 miliardë $.

Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Nebraska

Master në Ekonomi – Universiteti Columbia

Doug McMillon — Walmart
Walmart vlen rreth 228.28 miliardë $.

Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Arkansas

M.B.A. në financë – Universiteti i Tulsa

Artikulli paraprakMomentet më të mira për të kërkuar një rritje rroge
Artikulli vijuesJa si mund ta dini kush e viziton fshehtë profilin tuaj