Një hulumtim i ri thotë se nëse hani pak kripë, rritet rreziku për sulm në zemër ose në tru.
Ka kohë që thuhet se një dietë me sasi të lartë të kripës është e rrezikshme për zemrën, duke rritur rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru.
Por, në një kthesë dramatike U, një dëshmi shkencore ka sugjeruar se edhe e kundërta mund ta bëjë të njëjtën.
Një studim global gjeti se, ndryshe nga mendimet e mëhershme, dietat me shumë pak kripë nuk janë të mira për shëndetin.
Ato mund të rrisin rrezikun nga sëmundje kardiovaskulare dhe vdekja, krahasuar me konsumimin mesatar të kripës.
Studimi, i publikuar në gazetën “Lancet”, ka treguar në detaje hulumtimin e kryer nga hulumtuesit në Universitetin McMaster dhe “Hamilton Health Sciences”. Hulumtuesit analizuan 130,000 njerëz në 50 vende të ndryshme të botës dhe gjetën dëshmi se konsumimi i ushqimeve me shumë pak kripë ndikonte direkt në shëndetin e zemrës së tyre, duke i rritur shanset për sulm.