Ja dokumentari i TV SHENJA-s që tregon se kush ka tradhtuar në Kumanovë

Dokumentari “E vërteta e 9 majit”, që u transmetua në Televizionin SHENJA, i përgatitur nga redaksia e Televizionit SHENJA, shfaq të gjitha pikëpamjet për atë çfarë në të vërtetë ndodhi në Lagjen e Trimave më 9 maj të vitit të kaluar.

Për detajet e asaj se çfarë i parapriu luftimeve dyditore, cila ishte atmosfera e përgjithshme politike në vend, cili është roli i shërbimeve sekrete maqedonase dhe i partisë shqiptare në pushtet, a ka mundur të parandalohet konfrontimi në një lagje të dendur me civilë, flasin ekspertë, aktorë direkt, avokatë, si dhe familjarë të të vrarëve, por edhe banorë të Lagjes së Trimave. Banorët e Lagjes së Trimave, por edhe familjarët e anëtarëve të grupit të armatosur që mbetën të vrarë, thonë se faji i drejtpërdrejtë për të gjitha ndodhitë, bie mbi partnerët qeverisës, e sidomos duke vënë theksin tek partneri shqiptar në koalicion, BDI.

Dokumentari do të transmetohet në Televizionin SHENJA edhe nesër, me fillim nga ora 21:00. /SHENJA/

Artikulli paraprakPosterë me mbishkrimin “Allahu është i madhërishëm” nëpër autobusët e Londrës (Foto)
Artikulli vijuesProtestë kundër zullumit