“Ja fatura ime për PS: 600 mln lekë”

Eduard Ndocaj ka qenë një kandidat i Partisë Socialiste në Lezhë, i gjashti në listë.

Por këto ditë ai është shumë aktiv online, me disa takime në Lezhë, Kukës e Mirditë.

Ndocaj, që thotë se është demokristian, ka deklaruar largimin nga PS, duke theksuar se ka dhënë për të 600 milionë lekë të vjetra në zgjedhjet e vitit 2013.

PS e Lezhës thotë se ai nuk ka financuar asgjë dhe këto janë përralla në prag fushate.

Në fakt Ndocaj synon që të kandidojë për Lezhën.

Disa thonë se është një biznesmen me të ardhura të mira.

Por shpenzimet e tij për fushatë kanë ngjallur debat online për shkak të parave që hidhen nëpër fushata elektorale.

Ndocaj thotë se Mimi Kodheli, që në atë kohë drejtonte fushatën e PS në Lezhë, e di mirë për shpenzimet e tij.

“Ajo i njeh mirë shpenzimet pasi ka qenë përfituesja kryesore,” thotë ai.

fatura

Artikulli paraprakDuhanpirësit, më shumë pemë dhe perime
Artikulli vijuesE gjithë bota po pret që ai të shfaqet