Burime të afërta me rastin në Prizren, kanë treguar se personi i vrarë sonte në Prizren është Hekuran Morina, ndërsa njëri nga të plagosurit është vllau i tij, Fadil Morina.
Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se dorasi është një person, i cili është rrahur muaj më parë nga vllezërit Morina, raporton Indeksonline.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku shpjegon në detaje vrasjen e ndodhur sonte në Prizren.
“Rreth orës 20:30 minuta policia në Prizren ka pranuar një informacion, i cili bënte me dije se tek rrethi i ‘Bazhderhanës’ ka ndodhur një incident rëndë, i cili ka lënë të vdekur një mashkull ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre me rrezik për jetën.
Nga të plagosurit njëri është kalimtar i rastit ndërsa i vrari dhe dy të plagosurit tjerë ishin cak i sulmuesve që tash për tash ndodhën në arrati, por të njohur për policinë. Në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit kanë dalë eprorë të lartë të Drejtorisë rajonale dhe kryeprokurori i prokurorisë themelore. Në kërkim të të dyshuarve janë bastisur dy shtëpi por nuk janë gjetur.
Motivi i këtij incidenti dyshohet të jetë zhvatja”, thuhet në njoftimin e Policisë.