Ja njoftimi i fundit i BFI-së në Maqedoni

Njohtim për opinion

Krerët dhe përfaqësuesit e kishës dhe të Bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë, me datën 10.06.2016 mbajtën një takim të përbashkët në Shkup, me ç rast shqyrtuan më shumë aspekte nga jeta religjioze e shoqërore, si edhe disa çështje me të cilat po ndeshen besimtarët në përditshmërinë e tyre.

Kujdes i veçantë iu kushtua situatës aktuale politike, gjë që reflektohet te të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet në RM.Me këtë rast, krerët fetarë edhe një herë apelojnë, në veçanti te liderët partiakë dhe institucionet përgjegjëse, për kontribut dhe përpjekje që do të ndihmonin tejkalimin e krizës përmes dialogut konstruktiv, njëkohësisht duke i vënë interesat shtetërore e ato të popullit mbi ato partiake e personale.

Nga takimi dolën këto konkluzione:

– Kisha dhe Bashkësitë fetare në RM edhe më tej qëndrojnë në konstatimet e sjellura më heret se kriza në një shoqëri, në veçanti ajo morale, është prodhim i largimit të njeriut nga Zoti dhe i mosnjohjes të religjionit dhe të principeve morale të tijë. Prandaj, Kishat dhe Bashkësitë fetare në RM, e drejtojnë apelin e tyre deri te Qeveria e RM, respektivisht deri te Ministria e arsimit dhe shkencës që, me ligj, në afatin më të shpejtë, që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor, t’i jepet vend meritor lëndës “Etika e religjioneve” e cila duhet të bëhet lëndë obligative. Mësimdhënësit duhet të jenë persona të kualifikuar, të dëshmuar nga Kishat dhe Bashkësitë fetare.
– Kisha dhe Bashkësitë fetare, sipas shembullit të shumë shteteve, konsiderojnë se është e patjetërsueshme nevoja për teologë në Armatën e RM, gjë që do të realizohej përmes emërimit të personave kompetentë.
– Krerët e Kishave dhe Bashkësive fetare e bëjnë të ditur edhe nevojën për angazhimin e teologëve në spitalet tona, përmes shërbimit të specializuar në kuadër të spitaleve. –

Përfaqësuesit e Kishës dhe Bashkësive fetare në RM apelojnë te Ministria për punë dhe politikë sociale për rëndësinë e pjesëmarjes së religjioneve, përmes teologëve dhe nëpunësve fetarë, lidhur me realizimin e të drejtave fetare si edhe për pjesëmarje në procesin e resocializimit të njerëzve që kanë rënë ndesh me ligjin dhe vuajnë dënime në burgjet e Maqedonisë.

Kisha dhe Bashkësitë fetare janë realitet dhe janë prezente në Kushtetutë. Rrjedhimisht, për çdo shoqëri që është demokratike, kërkesat dhe inisiativat e këtilla janë të mirëseardhura dhe duhet të gjenden në kornizat ligjore.

Shkup,10. 06. 2016

nesnshkrime

Artikulli paraprakGjyshi “viktimë” i luftës kujdeset për nipërit e tij jetimë
Artikulli vijuesTregime Ramazani