Lëngu i boronicës së kuqe është një pije që na ndihmon për të ulur ndjeshëm përdorimin e antibiotikëve. Pirja e tij na ndihmon për të ulur infeksionet sidomos ato në traktin urinar, thonë shkencëtarët.
Infeksionet e traktit urinar janë infeksionet më të zakonshme bakteriale, me gjashtë në dhjetë gra që vuajnë nga infeksionet e tilla përgjatë jetës së tyre.
Antibiotikët janë zakonisht trajtimi i parë që përdoret, por që mjekët nuk janë duke e rekomanduar edhe aq. Në bazë të një studimi
24-javor të Universitetit të Bostonit, rezulton se gratë të cilat kishin përjetuar infeksione në traktin urinar, kishin arritur që të largonin infeksionet duke pirë lëng boronice të kuqe çdo ditë.
Ekspertët e shëndetit thonë se boronica e kuqe i ndihmon gratë që të shërohen nga infeksionet në trakt.
(AE)