Ja pse në Britani thonë se nuk duan të bëhen si Shqipëria

“Shqipëria është një shtet i varfër i Ballkanit, që po përpiqet për të shpëtuar trashëgiminë e komunizmit mizor, krimit dhe korrupsionit. Britania, në të kundërt, është një prej vendeve më të pasura të botës, vendlindja e revolucionit industrial dhe nëna e demokracisë”.

Kështu shkruan “Daily Mail” në një shkrim përmes të cilit e quan qesharak propozimin e paraqitur javën e kaluar nga Michael Gove, Sekretari i Drejtësisë, i cili tha se Shqipëria është një frymëzim për periudhën post-Brexit të Britanisë.

Në Londër kanë nisur të shpalosen billborde me flamurin shqiptar mbi Buckingham Palace. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht!”.

Emri i Shqipërisë është bërë kështu objekt talljeje nga britanikët, të cilët e kanë gjetur të pavend deklaratën e Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove. “Daily Mail” e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t’u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.

“Mos u mërzit se Britania ka 20 herë më shumë njerëz – dhe ata janë mesatarisht pothuajse dhjetë herë më të pasur; në të vërtetë, ekonomia shqiptare është më e vogël se madhësia Tesco-s. Shteti i Ballkanit mbetet më shumë i varur nga ferma të vogla familjare, ndërsa Britania është një qendër kryesore globale financiare. Ky është vizioni që z. Gove shikon përtej Adriatikut, një vizion tërheqës për të ardhmen e Britanisë në qoftë se populli ynë zgjedh për ta braktisur Brukselin në qershor”, vijon “Daily Mail”.

Artikulli paraprakMaqedoni, ja çfarë të drejta keni nëse policia ju thërret në bisedë informative (FOTO)
Artikulli vijuesJa virusi në formë mesazhi që po qarkullon në iPhone