Prindërit na kanë mësuar dhe na e përsërisin vazhdimisht: Duhet të pastrojmë veshët me kunjat e pambukut.
Por mjekët paralajmërojnë se ky është një veprim i rrezikshëm.
Spitali Universitar i Oksfordit thotë se nuk është diçka e mirë për veshët, madje rrezikon dëmtimin e tyre.
Nëse veshët janë bllokuar me dyllë, ne tentojmë të përdorim nga këto kunja për t’i pastruar.
Por ato mund të shtyjnë akoma më shumë dyllin drejt kanalit të veshit.
Dylli mund të përfundojë në daullen e veshit dhe nëse shtyjmë me kunj, mund të kemi edhe probleme me dëgjimin.
Por ekspertët thonë se nuk kemi nevojë për kunjat pasi veshët janë ‘vetëpastrues’.
“Lëkura e veshit shërben edhe si një transportues. Nëse përdorni kunja ose diçka tjetër për të pastruar veshët, mund të ndërprisni procesin natyror të pastrimit të veshëve”.
“Shpesh, e vetmja gjë që mund të arrini është që të shtyni dyllin poshtë në kanalin e veshit, duke u shurdhuar përkohësisht ose duke shkaktuar dëme në kanalin apo daullen e veshit”.