Video: Specialët Çeçenë infiltrojnë brenda DAESH, ndihmojnë aviacionin rus

Forcat Speciale Sekrete të Çeçenisë, pjesë e trupave speciale të famshme ruse “Spetsnaz”, janë infiltruar në radhët e DAESH-it në Siri dhe në Irak dhe po marrin informacione të dobishme për organizatën terroriste nga brenda dhe po mbështesin nga toka, aviacionin rus.

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov tha për televizionin rus se, në prag të luftës civile në Siri, njerëzit e tij u infiltruan tek xhihadistët dhe tani kur Rusia është duke ndërhyrë ushtarakisht në Siri, komandot e tij e dinë se ku duhet të godasin dhe të marrin frytet e aksionit.

Shikoni këtë video, e cila zbulon disa detaje për “Spetsnaz”:

Kjo është qëndra ku stërviten Forcat Speciale Çeçene. Pikërisht këtu u trajnuan ata ushtarë që më vonë hynë në radhët e DAESH-it në Siri. Janë pikërisht këta që garantojnë suksesin e aviacionit rus në tokë duke mos kursyer jetën e tyre. Por nuk mund të identifikohen, emrat e tyre mbeten sekretë.

Ramzan Kadyrov thotë në intervistë: “Fatkeqësisht, kemi pasur humbje, por e dinim koston e kësaj sakrifice. Ata ushtarë shkuan që të vendosnin paqen në atë territor, paqen e Republikës Çeçene dhe Rusisë në tërësi.

Ata u vendosën atje që atëherë kur DAESH-i ende nuk ishte krijuar. Instruktorët e tyre ishin nga vendet e NATO-s.

Agjentët e Shërbimit Special Çeçen ishin futur në këto kampe dhe atëherë ata ishin ende të panjohur për Rusinë. Të jemi të qartë, thotë Kadyrov: Ata nuk janë Forca Speciale të Rusisë që operojnë në Siri apo Irak. Janë agjentët tanë të mbuluar që veprojnë atje; që veshin rroba si të DAESH-it dhe duken krejt si ata.

Kadyrov flet hapur sepse ai është i sigurtë se është krejt e pamundur për t’i zbuluar; agjentët kanë pasaporta falso dhe dokumenta të tjera dhe, e vetmja gjë që i lidh ata me rusët, është trajnimi në Qëndrën e Forcave Speciale./Mapo

https://www.youtube.com/watch?v=RfEuKJV0Qb8

Artikulli paraprakE vrau burri në Angli, sillet në Shqipëri trupi i Elidona Demirajt
Artikulli vijuesJa pse nuk duhet të përdorim kunja pambuku për pastrimin e veshëve