Ja sa sheqer përmbajnë pijet alkoolike

Nëse jeni duke iu shmangur sheqerit, a do të porosisnit lëng të gazuar, apo një gotë verë të bardhë?

Dallimi mes këtyre dyjave, është shtatë lugë apo kubëza sheqeri, transmeton Telegrafi.

Të gjithë ata që kujdesen për peshën dhe duan një stil jete më të shëndetshëm, por që kanë dëshirë të pijnë, duhet të kenë kujdes, tek sheqeri që përmbajnë pijet.

Sipas The Debrief, shumica e pijeve alkoolike nuk përmbajnë sheqer, por miksimi me lëngje të tjera, ua shton sasinë e sheqerit.

Sipas studimit, ja sa sheqer përmbajnë pijet dhe miksimet e ndryshme:

Gin dhe Tonik përmbajnë katër lugë apo kubëza sheqer.

Votka me vishje permbanë 7.5 kubëza sheqeri, po aq sa përmban edhe Coca Cola me Rum.

Vera e kuqe përmban një kubëz sheqer, njëjtë sa një gotë shampanjë, kurse vera e bardhë përmbanë një kubëz e gjysmë sheqer.

E vetmja është birra, që nuk përmbanë aspak sheqer. /Telegrafi/

Artikulli paraprakMë energjik me këto ushqime
Artikulli vijuesSomali, gjatë shembjes së një xhamie të paktën 15 të vdekur