Jacobson: Prishtina e Beogradi të caktojnë temat për takimin e nivelit të lartë

Jacobson supozon se çështja e veriut do të jetë pjesë e dialogut.

Ambasadorja amerikane Jacobson ka thënë në Radion e Mitrovicës “Kontakt plus” ka thënë se SHBA përkrahin fuqimisht procesin e normalizimit ë marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe se zgjidhjen e për veriun e sheh “brenda propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”
Ajo ka thënë, njofton Blic, se ky propozim do t’i jepte disa garanci bashkësisë serbe në Kosovë dhe ajo me këtë rast ka përmendur vendet e garantuar në parlament, mundësin a arsimimit sipas planprogramit të Serbisë dhe mundësinë e zgjedhjes së nëpunësve policorë.
“Sa i përket veriut të Kosovës, dëshirojmë që aty të ketë zhvillim kapacitetesh të vetadministrimit lokal e të shoqërisë civile dhe këto janë gjëra që i kemi dëgjuar nga qytetarë të këtushëm”, ka thënë Jacobson dhe ka shtuar se është me shumë rëndësi që qeveria e Serbisë ka shfaqur gatishmëri të hyjë në bisedime dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura.
“Qeveria e SHBA në mënyrë konstante fton autoritetet në Beograd që të suspendojnë institucionet paralele dhe që në mënyrë transparente të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Jacobson duke e vlerësuar situatën në veri të brishtë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSi të krijoni lidhje një-klikimëshe në desktop për faqet ueb (Chrome)
Artikulli vijuesRreziku i pijeve energjike