Marrëveshje ushtarake mes Turqisë dhe Arabisë Saudite

Mbretëria e Arabisë Saudite ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ushtarak të përbashkët me republikën e Turqisë. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshje ishte prezent shefi i trajnimit të forcave saudite të armatosura, gjenerali Abdul Aziz Marzuk, kurse pala turke përfaqësohej nga shefi i trajnimit pranë Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Salih Sevel.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në Riad, do të bëhet e mundur pranimi i oficerëve saudianë në universitetet ushtarake turke.
Ambasadori i Turqisë në Riad, Ahmed Muhtar Gyl u shpreh se dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe defensive dhe se do të kryejnë manovra të përbashkëta ushtarake. Ai tha se ditët në vazhdim, priten vizita reciproke mes krerëve më të lartë ushtarakë të dy vendeve. /ardhmeriaonline/kohaislame

Artikulli paraprakKryeministri Berisha përuron hidrocentralin e Sasajt
Artikulli vijuesHillary udhëheq luftën amerikane për Arktikun