Bamjet i lajmë, i qërojmë duke i prerë nga bishti në formë konike që të mos u dalin farat.
I vëmë në tavë, i spërkatim me kripë, uthull dhe i lëmë mënjanë.
Qepën e qërojmë, e lajmë dhe e grijmë hollë, domatet i lajmë i vëmë në ujë të ngrohtë u heqim cipën dhe i presim në kubikë.
Në tenxhere hedhim yndyrë dhe e vëmë në zjarr. Shtojmë qepën e përziejmë sa kjo të shkrijë, shtojmë domatet i përziejmë pak së bashku me qepën, shtojmë kripën, pak lëng ose ujë, majdanoz të grirë dhe lëmë në zjarr të ngadaltë.
Bamjet që kemi vënë në uthull e kripë i lajmë me ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i skuqim, i vëmë me radhë në tavë, ose në tenxhere.
Sipër u hedhim qepën e përgatitur, u vëmë përsipër një peshë: pjatë porcelani me qëllim që të mos na prishet forma e bamjeve, i lëmë në zjarr të ngadaltë 30 – 35 minuta. I heqim nga zjarri. Bamjet duhen të mbeten vetëm me yndyrën e vet.