Japonezët do të kërkojnë gati 3 milionë dollarë nga SHBA për zhurmën

Banorët e fshatrave të vendosura në afërsi të bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-ve Kadena Air Force Base, në prefekturën japoneze të Okinawa-s, do të kërkojnë nëpërmjet gjykatës që të ndërpriten fluturimet e avionëve ushtarakë gjatë natës si dhe një kompensim me shumë prej 2.7 milionë $ për dëmet shëndetësore të shkaktuara prej zhurmës të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, në bazat ushtarake të SHBA-së në Japoni dislokohen në mënyrë konstante rreth 20.000 trupa ushtarake amerikane, 140 avionë luftarakë amerikanë dhe rreth 30 njësi të Forcave Ushtarake Detare amerikane, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtëset.

Artikulli paraprakNë Nju Delhi janë ndaluar të gjitha llojet e paketimit plastik
Artikulli vijuesNë veri, situatë konfuze dhe jashtë kontrollit