Japoni, 5 000 persona të bllokuar nga rrëshkitja e dherave

TOKIO – Më tepër se 5 000 persona kanë mbetur të izoluar në rajonet jugperëndimore të Japonisë, si pasojë e rrëshkitjes së dherave të shkaktuar nga rrjeshjet e dendura të shirave që kanë shkaktuar më tepër se 22 të vdekur, ndërkohë që autoritetet meterologjike njoftojnë për vazhdim të shirave të dendur.

Disa ekipe të forcave ushtarake japoneze, përmes helikopterëve po furnizojnë me ushqime, ujë dhe medikamente banorët e rajoneve malore në Yame dhe përreth prefekturës Fukuoka, në veri të Kyushu, ishulli më i madh në jug të arqipelagut, sipas pamjeve filmike të shfaqura nga televizionet japoneze
(e.m/BalkanWeb)kohaislame

Artikulli paraprakDobësohet edhe më shumë Qeveria
Artikulli vijuesNjë kontingjent i FSK-së në marshin tradicional në Holandë