Jeferson: Jam rilindur me Islamin

Ligjërues në Universitetin e Maryland-it në Uashington, Jeferson Bender zgjedhjen e tij që të jetë musliman e cilësoi si një rilindje për të.

Mesazhi – Jeferson Bender, ligjërues në Universitetin Maryaland të SHBA-ve, duke treguar gëzimin e tij për pranimin e Islamit theksoi se sikur kishte rilindur edhe një here.

Në javën e kaluar ndodhi një befasi e këndshme për xhematin e Xhamisë Qendrore të Uashingtonit. Pas përfundimit të namazit të Xhumasë, imami i kumtoi xhematit se Jeferson Bender do të pranoj Islamin, ku më pas Bender mori mikrofonin nga dora e imamit dhe shqiptoi “shahadetin” arabisht dhe anglisht, pastaj filloj të bëj “tekbir”, të cilin e shoqëroi i gjithë xhemati i xhamisë.

Në pyetjen se si e pranoi Islamin Bender u shpreh kësht: “Ishte një udhëtim i gjatë i cili filloi në kohën kur unë punoja në Senegal. Njerëzit dhe jeta atje ishin shumë ndikminlënës për mua, sa që ndjeva nevojën të hulumtoj Islamin. Unë isha artist dhe punova bashkë me muslimanët, të cilët ngjallën diçka në zemrën time. Unë isha dëshmitar për vlerat e tyre jetësore”. Bender ishte i befasuar me vlerat, principet dhe miqësinë që kishte vërejtur tek muslimanët.

Bender, vlerëson se pranimi i Islamit është një fillim të një epoke të re në jetën e tij. “Për të ri zbuluar nefsin tim, është një mundësi shumë e mirë për mua” shprehet Bender i cili thekson se kishte ndier një zbrastirë në veten e tij “Njeri sa më shumë që largohet nga feja aq me të vetmuar e ndien veten” shprehet Bender.

Bender potencoi se pasi kishte pranuar Islamin kishte filluar të mësoj gjera të reja për jetën e tij, dhe kjo padyshim se i ka sjellë lumturi atij, i cili e përshkruan gëzimin e tij më këto fjalë ” Sikur ka rilindur edhe një herë”

Bender thekon se ka një periudhë bukur të gjatë para vetes së tij për të mësuar mirë Islamin “Tani jam në fillim të udhës, tani jam sikur një njeri i cili mundohet të mësoj notin në Oqeanin e Madh Islam” shprehet Bender. Ai dëshiron të jetë një musliman i plotë duke kryer të gjitha obligimet. “Unë kam disa shokë të cilët do të më mësojnë arabisht, do të më mësojnë për Islamin dhe do të më mësojnë se si të falem namaz”

Bender mendon se zgjedhje e tij do të dëmtoj relacionet me prindërit e tij katolik, por është i bindur se Islami dhe Krishterimi kanë edhe vlera të përbashkëta të cilët do të ndihmojnë në vazhdimin e lidhjeve të mira me prindërit e tij.

Sipas burimeve zyrtare në mesin e 300 milion njerëzve që jetojnë në SHBA, janë së paku 3% musliman, pra diku afro shtatë milion. Ndërsa anëtari më i ri është Jeferson Bender.

Artikulli paraprakPërse evropianët po pranojnë Islamin??
Artikulli vijuesNjë vajzë amerikane pranon Islamin