Ministri i Kulturës i Jemenit tha se rreth 1.250 kopje të dorëshkrimeve të rralla të Kur’anit janë zbuluar në kryeqytetin e Jemenit, në Sana’a.
Arva Othman tha se dorëshkrimet, të cilat datojnë nga shekujt 14-të dhe 15-të, u zbuluan në Xhaminë Salahaddin në Sana’a, njoftoi faqja akhbar al-Saudia news website.
Ajo vuri në dukje se Jemeni ka një koleksion të pasur të kopjeve të vjetra dorëshkrimeve të librave, duke përfshirë dorëshkrime të Kur’anit, dhe se është e nevojshme për t’i ruajtur këto kopje.
Sipas Mukbil el-Tam al-Ahmadi, zyrtar në ministrinë e kulturës, tha se disa prej dorëshkrimeve të zbuluara të Kur’anit janë të praruara dhe disa janë të shkruar në pergamenë.
Arkivi Qendror i Jemenit në Sana’a tashmë ruan qindra kopje të dorëshkrimeve të Kur’anit të Shenjtë.
Disa nga kopjet datojnë që në vitet e para të ardhjes së Islamit.
Shumë prej dorëshkrimeve janë kopje të rralla të shkruara në pergamenë ose në lëkurë viçi.
Ai tha se dorëshkrimi më i vjetër i Kur’anit të Shenjtë është në Jemen.