Jep dorëheqje kryeministri i Libanit, Najib Mikati

Kryeministri i Libanit Najib Mikati, ka dhënë dorëheqje pas bllokimit të kabinetit të tij gjatë përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, njoftoi një zyrtar i lartë i sigurisë.

Kryeministri Mikati largohet duke bërë thirrje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.
“Unë njoftoj dorëheqjen e qeverisë, duke shpresuar se kjo do të hapë rrugën për blloqet e mëdha politike që të marrin përgjegjësi dhe të bashkojen për një Liban të ri”, ka thënë Mikati një konferencë për shtyp të premten.
Grupi shia i Hezbollahut dhe aleatët e saj, që mbështesin qeverinë bllokuan krijimin e një organi për të mbikqyrur zgjedhjet parlamentare.
Najib Mikati, është një mysliman sunit nga Tripoli.
Mikati u emërua kryeministër në vitin 2011 pasi Hezbollah dhe aleatët e saj rrëzuan qeverinë e unitetit të Saad al-Hariri, djali i kryeministrit Rafik Hariri i cili u vra në vitin 2005.
Gjatë dy viteve të tij në detyrë ai ka kërkuar të izolojnë vendin e tij nga lufta civile që po ndodhë në Siri.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – Obama shqetësohet nga mundësia qe muslimanët mund të marrin pushtetin
Artikulli vijuesDobi të shumta të karrotave