Siri – Obama shqetësohet nga mundësia qe muslimanët mund të marrin pushtetin

Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael dhe Territoret Palestineze, që vazhdoi të premten me etapën e fundit të turit të Lindjes së Mesme, Jordaninë, u shpreh ”shumë i shqetësuar nga mundësia që sipas tij “ekstremistët islamikë” mund të arrinin të merrnin pushtetin në Siri nëse presidenti Bashar Assad do të largohej”.

”Shqetësimi i SHBA-ve është realisht i madh lidhur me faktin që nëse Assad largohet, ekstremistët islamikë mund të arrijnë të marrin me forcë pushtetin në Siri”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

”Dhe pikërisht për këtë arsye duhet të punojmë në të gjitha drejtimet për të shmangur përçarjet sektare duke ndihmuar dhe asistuar opozitën që kjo e fundit të mund të arrijë progres në drejtimit dhe rrugën e duhur për të ardhmen e vendit”, përfundoi Obama. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakHolanda fiton, por jo Spanja
Artikulli vijuesJep dorëheqje kryeministri i Libanit, Najib Mikati