Kryetrari i deritanishëm i Gjykatës Supreme të Kosovës ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, një muaj para se t’i skadojë mandati i rregullt shtatëvjeçar.
Dorëheqja e tij është miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Lajmin për dorëheqjen e kreut të Gjykatës Supreme për KALLXO.com e konfirmoi Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Hasani në pozitën e Kryetarit të Gjykatës Supreme ishte nga 16 shkurti i vitit 2010 ndërsa kishte mandat 7 vjeçar.
Fejzullah Hasani ishte në Gjykatën Supreme nga viti 2003 fillimisht si gjyqtar, pastaj nga viti 2009 si Zëvendës Kryetar i kësaj gjykate e duke vazhduar më pas si kryetar i gjykatës së shkallës së tretë në Kosovë.