Jeremiq: Thaçit nuk do t’ia japë fjalën në OKB

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të marrë pjesë në debatet e sesionit të 67-të të Asamblesë.

“Mendoni se do të lejonim dikë të marrë pjesë në debat, duke mos pasur të drejtë për të”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.
I pyetur nëse do të ketë diskutime rreth Kosovës, Jeremiq ka thënë se “Serbia do të jetë 12 muaj në krye të këtij mekanizmi” dhe “mund të diskutohet edhe për gjëra që nuk janë në rendin e ditës”, transmeton REL.
Debati i përgjithshëm i sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të hapet të nesër nga Jeremiqi.
Një delegacion i Kosovës, i udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, ndodhet në Nju Jork për të përcjellë punimet e Asamblesë në fjalë./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakIzraeli shqyrton 5 mijë vende pune për palestinezët
Artikulli vijuesDilema që duhen sqaru, rreth Onkologjisë dhe Radiologjisë.