Dilema që duhen sqaru, rreth Onkologjisë dhe Radiologjisë.

Disa pyetje QKUK-së dhe MSH:
1. Është folur shumë, nga njerëz të thirrur dhe të pathirrur, se: “Muret e bunkerit në radioterapi nuk i plotsojnë kushtet”, madje ka pasur arsyetime, se, për këtë është ndalur puna në Institut? Kryeinspektorja e Inspektoratit të Shëndetësisë, ka deklaruar se kanë marr raportin nga EULEX-i, se: “çdo gjë është në rregull, dhe mund të punohet”. Pyetja per Kryeinspektoren dhe Ministrin: KU ËSHTË AI RAPORT, PSE FSHIHET?;
2. Të gjithë Drejtoret Ekzekutiv, 5 vitet e fundit, ankohen se, nuk kanë projekt të Institutit Onkologjik, shtrohet pyetja:
a. Pse ka humbur Projekti i Institutit,?
3. Në të gjitha rastet, kur pranohet ndonjë aparaturë, zakonisht praktikohet trajnimi i kuadrit, për çka ka fakte se, kompania që ka fituar tenderin për paisje të Radioterapisë, në ofertën tenderuese, në mes tjerash ka ofru edhe trajnimin e kuadrit, pyetja është:
a. Pse nuk obligohet kompania të përmbush obligimin, por në Tetor të 2011, MSH jep tender prej 270 000 eu për “Funksionalizimin e In. Onkologjik?;
b. Pse ky projekt fillon nga 01 11 2011, ndërsa trajnimi i një pjese të kuadrit fillon në Qershor të 2012, a jeni në dijeni, ju të Ministrisë së shëndetësisë për këtë, dhe nëse po, pse 7 muaj ipen para koti?
c. Në kuadër të funksionalizimit është dashur të aftësohet për të gjitha veprimet me Akcelerator, a e dini që aparatet nuk kanë program softverik për punen e dy LINAC-ëve, dhe i njejti duhet blerë, PSE?
d. A keni patur ofertë që, puna në Institut të fillohet me 10% të shumës që keni nda për tenderin për funksionalizim, pse nuk keni kursy, 240 000, me të cilat do të mund të punësonit 7 Onkologët e mbetur në rrugë, dhe mbi 20 punëtorë tjerë përcjellës të nevojshëm për punën minimale në Institut?
e. A keni formu Komision të pavarur, në kuadër të Ministrisë, për verifikimin e cilsisë dhe sasisë së Aparaturës, të ardhur në paketime në Nëntor të 2004, nëse po, cili është raport, nëse jo pse nuk e keni formu, kur keni pasur një kërkesë të tillë,?
4. Në 2009, ka ardhur LINAC-u tjeter, a është verifiku sasia e aparaturës së ardhur, dhe a ka pasur mungesë të pjesëve përcjellëse?
5. Këto ditë, QKUK, ka shpallur tender për paisje me pjesë shtesë të aparateve të Radioterapisë, te njejtat kanë qenë në specifikimin e ofertës tenderuese nga kompania fituese, PSE TE NJEJTAT GJERA BLEHEN NGA E NJEJTA KOMPANI (rreth 60 000 eu), DHE PRODHIM I KUJT JANË PJESËT E OFRUARA?;
6. A jeni në dijeni se, MSH ka blerë 2 qiler (flladistës) në vlerë pre 24 000 eu, edhe pse të njetit kanë qenë në specifikimin e ofertes tenderuese me rastin e blerjës së LINAC – ! (2004) dhe LINAC-2 (2009);
7. Në vitin 2009 është shkru shumë, rreth 2 CT të Shimatzu, ku janë nda 270 000 eu, për një CT të blerë 1 shtresore (sot ne Europ nuk perdoret), dhe servisimin e një tjetre të vjeter:
a. Sa kanë punu këto CT?;
b. Çsar rezulucioni kanë/;
c. Kush ka qenë përfaqësues i kompanisë Shimatsu?
8. Flitet që, për Shimatsu, çdo vit ka pasur tender për servisim, dhe atë 2010/11 (240 000); 2011/12 (230 000) dhe këtë vit 2012/2013 (240 000), shtrohen pyetje menagmentit të QKUK-së, a është e vërtetë?, nëse po:
a. Pse investohet në aparate që nuk kanë rezolucion, dhe nuk përdorën në mjekësinë moderne (1 shtresore)?;
b. Kush është perfaqësues i Kompanisë Shimatsu dhe a ka konflikt interesi në këtë tender;
9. Në kuadër të tenderit famoz, për periudhën Mars 2011 – Mars 2012, prej 830 000, për servisimin e aparateve të Simensit, kanë qenë të përfshira, 2 LINAC dhe një CT simulator në Radioterapi, CT-64 dhe MRI, në Institutin e Onkologjisë, CT-6 në Emergjencë, Gama kamera në Mjekësi Nukleare dhe 2 apo tr CT tjera në qendrat tjera, pyetje për Ministrinë:
a. Prej këtyre mjeteve kanë qenë të dedikuara mbi 400 000 për Radioterapi, gjatë kësaj kohe, kjo aparaturë nuk ka punuar asnjë sekond, KUSH I MORI KËTO PARA?
b. Për CT-64, kanë qenë të destinuara – 100 000 eu, gjatë kësaj kohe janë punuar vetëm 150 raste, sipas informatave që janë dhënë, nga radiologët që kanë punuar aty, i bie që, një ekzaminim ka kushtu 666.66 eu! PSE?
c. Për MRI, 100 000 eu, më shumë nuk ka punu se që ka punu, PSE?
10. Dhe krejt në fund, një pyetje për organet e ndjekjës:
a. A JANË NË DIJENI PËR TË GJITHA KËTO?.

Janë këto, disa nga dilemat që duhen skjaru, qoft nga Ministria, qoftë nga menagjmenti i QKUK-së, ky sot, si dhe ata para tyre.

Me respekt,
Prof Xhavit Bicaj

Artikulli paraprakJeremiq: Thaçit nuk do t’ia japë fjalën në OKB
Artikulli vijuesThaçi: Qytetarët e Kosovës janë qytetarët më të izoluar të Evropës