Qysh më 2012, MPJ Kullën ia “fali” Malit të Zi (HARTA)

0
416

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, qysh në kohën kur udhëhiqej nga Enver Hoxhaj e kishte të ‘qartë’ kufirin me Malin e Zi.

Gazeta Blic i ka siguruar disa harta që ka përdorur kjo ministri më 2012, dhe aty shihet se si Kulla, është jashtë territorit të Kosovës, ndonëse negocitat me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare filluan disa vite më vonë.Sipas këtyre hartave të përdorura nga Ministria e Jashtme e Kosovës, jo vetëm Kulla por edhe disa pjesë të territorit të Kosovës janë jashtë hartës së Kosovës, njëjtë siç i ka ‘verifikuar’ komisioni i drejtuar nga Murat Meha.

Ndërkohë, në Kosovë Demarkacioni vazhdon të jetë një temë tepër nxehtë.Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ishte nënshkrues i marrëveshjes me Malin e Zi, po e mbështet versionin aktual të demarkacionit, në anën tjetër kryeministri Ramush Haradinaj dhe një pjesë e madhe e deputetëve po konsiderojnë se ky version i demarakcionit nuk është në rregull.

Kjo për shkak të dilemave të shumta që janë ngritur rreth marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacioni, ku Kosova nga kjo marrëveshje dyshohet se ka humbur mbi 8 mijë hektar tokë.Kujtojmë që Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij se pikat kufitare me Malin e Zi duhet të jenë në Çakorr dhe në Kullën e Zhlebit.

Haradinaj ka emëruar komisionin e ri shtetëror, i cili do të bëjë gjetjet e reja me kryesuesin Shpejtim Bulliqin.Për më shumë Gazeta Blic ju sjell këto harata, që janë përdorur në një kalender të MPJ-së më 2012, disa kohë para se të përcaktohej zyrtarisht kufiri me Malin e Zi nga Komisioni i kaluar Shteteror për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.