Jeremiqi merr sot kryesimin e AP të OKB-së

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, merr sot presidencën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në selinë e OKB-së në Nju Jork do të mbahet një ceremoni simbolike e pranim-dorëzimit të përgjegjësive ndërmjet kryetarit të deritashëm nga Katari, Nasir Abdulaziz al-Nasir, dhe Jeremiqit, transmeton rel.
Kohë më parë, Jeremiqi ka deklaruar se kërkesa eventuale e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës sa ai kryeson Asamblenë e Përgjithshme të këtij mekanizmi, do të ishte “akt i pamenduar provokimi”, i cili “nuk ka kurrfarë shansesh të ketë sukses”./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakÇfarë ndihmon kundër kriminalitetit kibernetik?
Artikulli vijuesBashkësitë islame, konferencë shkencore për 100 vjetorin e pavarësisë