Vëllezër dhe motra!
All-llahu [subhanehu ve teala] njerëzit i ka krijuar prej një baze… i ka bërë të dallojnë në forma dhe gjendje…
Disa prej tyre janë të pasur e disa të varfur…disa të bardhë e disa të zinjë…disa koprac e disa fisnik…disa falënderues e disa bukëshkelë…disa të devotshëm e adhurues e disa mëkatar e të prishur…
Disa prej tyre të mirë e asket e disa mosbesimtar e smirak…
Mirëpo të gjithë ata veprojnë pa ndalur për të arritur një qëllim…e ajo është lumturia…
Tregtari i cili e kalon tërë ditën në tregti…studenti, që i kalon vite e vite në shkolla dhe universitete…nëpunësi i cili hulumton rrogën më të lartë…Njeriu, i cili marton gruan e bukur…ose ndërton shtëpi luksoze…të gjith këta, hulumtojnë lumturinë…
Madje edhe djemt dhe vajzat që dëgjojnë muzikën… e shikojnë haramet…të gjithë ata hulumtojnë lumturinë…
Gjërësia e gjoksit…qetësia e mendjes…pastërtia e shpirtit… janë synime për të cilat veprojnë njerëzit…
Çudi është puna e kësaj lumturie, të cilën shumë njerëz e kërkojnë…dhe shtyhen njerëzit në rrugën e fitimit të sajë…
Mirëpo pyetja e madhe është: a e ka arritur këtë lumturi ndonjëri prej këtyreve që e shpreson?!
A qëndron në kënaqësinë dhe gëzimin e vërtetë, në të cilin nuk ka shtirrje dhe artificialitet?
Asesi, pasha All-llahun, shumica e tyre janë sikurse ka thënë një poet:
Çdo herë që jam takuar me njerëzit, më kanë parë duke u buzëqeshur, mirëpo ata nuk e dinë se çka kam unë
U shfaqi rehatinë njerëzve, gjersa të shpresojnë të jenë në rrobat e mia
Po ta dini se unë vuaj, i mërzitur e më është ngushtuar gjoksi
Do të iknin prej meje e nuk do të më afroheshin, e do të iknin edhe më shumë duke më përfolur
Sikurse të kem bërë mëkatin më të madh, nëse u shfaqet mërzia ime shokëve
Këtë ia shpresojnë njerëzit atij që mes tyre kështu është goditur.
I pari që e humb lumturinë është njeriu që e kërkon ate duke bërë mëkate ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]…
Mëkatarët në realitet nuk janë të lumtur…edhe në qoftëse shfaqin zemërgjërësi dhe gëzim…
Mos u mashtro nga pamja e skllavit të epshit…sepse ata buzëqeshen dhe qeshen…
Mirëpo zemrat si kanë të tilla…
Poeti thotë:
Vall-llahi po të shohish ato gjokse do ti shihje si kazanet mbi zjar
Lëndë djegëse janë epshet, keqardhjet dhe dhimbjet, të cilat nuk ndalen gjithë kohën
Shpirtat i kanë në egërsi, kurse trupat në lodhje për te e jo për ta kënaqur Mëshiruesin
Ata veprojnë për jetë të këndshme në dunja, edhe nëse kjo i shpien në zjar
Ikën nga skllavëria për të cilën u krijuan, e u bën skllevër të vetvetes dhe shejtanit
Mos u dakordo me ata që ata kanë zgjedhur, sepse ata janë dakorduar me mposhtjen dhe privimin
Poqëse dunjaja vlen sa një krah mushkonje, qafiri nuk do të kënaqej në te
Mirëpo ajo është edhe më e pavlerë se sa një krah i mushkonjës
Natyrë e tij është njollosja, e si ka mundësi të arrijë pastërti, kjo asnjë herë nuk mund të arrihet
Vall-llahi, poqëse zemrat janë të shëndosha do të këputeshin nga privimi
Mirëpo janë dehur me dashuri ndaj jetës së kësaj bote, e do të zgjohet pas një kohe
Pasha Zotin, çfarë arsyetimi ka një njeri që kësaj i beson, mirëpo nuk është i zgjuar
Pasha Zotin, poqëse do të kishte mallëngjuar xhennetun-neimi do ta kërkoje me çmime të shtrenjta.
Mirëpo All-llahu ka disa njerëz që kanë jetuar të lumtur…
Kanë shijuar shijen e dashurisë…kënaqësinë e lutjes drejtuar Atij…kanë pastruar brendësinë me vetëdije për kontroll të Atij…kanë zbukuruar kokën e tyre me kurorë të dashurisë ndaj tij…
Kanë shijuar kënaqësinë e xhennetit para se të hynë atje…
All-llahu i mbrojtë, këta njerëz që kanë njohur rrugën e lumturisë dhe në këtë rrugë kanë ecur…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mallëngjohej për këtë jetë, andaj lutej duke thënë:
“All-llahu im, kërkoj prej Teje fitim gjatë Vendimit, vedbanim të shehidave, jetë të të lumturëve, shoqërim të pejgamberëve dhe ngadhnjim ndaj armiqve”. (Tirmidhiu, daif).
Ata të lumtur… kur tu ngushtohet gjoksi për shkak të fatkeqësive…ose mallëngjohen për ndonjë nevojë… i zgjasin duart në erësirën e natës duke u lutur…bëjnë sexhde me shpirt të devotshëm…dhe kërkon prej Zotit të mirat e çdo gjëje që i vijnë…
Ka mendim të mirë për All-llahun… e di se do të del para Mbretit…Atij nuk i përzihen gjuhët…e as zërat…nuk mërzitet prej lutësve të shumtë dhe kërkesave të llojllojshme…
Kur tu vjen nata…kur tua hap Zoti i tyre dyert e faljes…këta njerëz të lumtur janë të parët që hynë në këto dyer…ata janë që me të vërtetë u besojnë argumenteve të All-llahut…
{ إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّداً وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لا يَسْتَكْبِرُونَ (15) تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنْ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ (16) فَلا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (17) أَفَمَنْ كَانَ مُؤْمِناً كَمَنْ كَانَ فَاسِقاً لا يَسْتَوُونَ (18) أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَى نُزُلاً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (19) وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمْ النَّارُ كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ (20) وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنْ الْعَذَابِ الأَدْنَى دُونَ الْعَذَابِ الأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (21)…}
“Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi, I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim. A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin. E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë”. Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave)”. (Es-Sexhde: 15- 21).
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu], i cili thotë:
“Në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nëse një njeri sheh ndonjë ëndër, ia tregonte Resulull-llahit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]… Andaj shpresoja që të shihja ëndër e tia tregoj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]…unë isha djalosh i ri, kisha 14 vjet….fleja në xhami….Një natë pash në ëndër sikurse më morën dy melek… më dërguan në zjar, të cilin e pashë të paluar sikurse muri i bunarit…ky zjar i kishte dy brirë…aty kishte njerëz që i njihja… e fillova të them: All-llahu më ruajt nga zjari…pastaj takuam një melek tjetër…e ai më tha: nuk do të trishtohesh…këtë ëndër ia tregova Hafsës, kurse Hafseja ia tregoi Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Abdull-llahi është shumë njeri i mirë…po të kishte falur namaz nate…
pas këtij rasti Abdull-llahu vetëm pak flente natën.
Këto katër fjali që i degjoj prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ndryshuan tërë jetën. I dëgjoj këto fjali kur i kishte 14 vjet, kurse jetoj një qind vjet.
Shërbyesi i tij, Nafiu thotë: u plak Abdull-llah ibn Omeri, iu dobësua trupi dhe u verbërua, e nuk e la këtë namaz. Merte me vehte një enë me ujë, saqë pas çdo dy reqatesh e lante fytyrën me ujë. Kështu vazhdonte deri në mëngjes.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar të falet namazi i vitrit duke thënë:
“All-llahu është tek dhe e do tekun, andaj falne vitrin, e ju të dhënë pas Kur’anit”. (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu [subhanehu ve teala] atij që e fal namazin e vitrit ia grumbullon të mirat e dunjasë dhe ahiretit…dëgjo këtë hadith, të cilin e transmeton Tirmidhiu, ku
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Kujdesuni për namazin e natës, sepse është zakon i burrave të mirë që kanë qenë para jush, sepse namazi i natës është afërsi, largim nga mëkati, shlyerje e të këqijave, largim i sëmundjeve nga trupi…”. (Hadithi hasen).
Për çudi namazi i vitrit është ibadeti më i lehtë, mirëpo sërish njerëzit e lënë pas dore…
Sikurse të fal njeriu namazin e akshamit…do ti thonim fal edhe dy rekate sunnetet e akshamit. Por mund të thotë ato janë shumë, dëshiroj vetëm një, mirëpo vetëm një nuk mund ta falish, ose e fal dy ose hiç.
Nëse një njeriut i tregon vlerën e namazit duha… edhe ky namaz nuk mund të falet më pak se dy rekate. Mirëpo namazi i vitrit është namazi më i mirë i natës…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e falte njëmbëdhjet rekate… e nëse të vjen rënd fali nëntë, e nëse është rëndë, fale shtatë, ose pesë ose tre…e nëse aq shumë përtac je bërë, atëherë, së paku fale një rekat.
All-llahu ekber, e fal një rekat e të shënohet sikurse të kishe falur tërë natën namaz nate…
Disa njerëz kur tu flasim për namazin e natës, mendon se duhet të zgjohet para sabahut…jo mjafton ta falish edhe pas jacisë.
Pra bëhu prej këtyre njerëzve të lumtur…të cilët kanë krijuar raporte të mira me Zotin e tyre…
Nëse ke ndonjë nevojë…renditi këmbët në mihrab…fërkoje fytyrën tënde për dheu…dhe kërko ndihmë në Mbretin e gjithfuqishëm…
Je i sinqertë dhe qaj para Tij…e nëse All-llahu sheh prej teje mposhtje dhe përkulje…nevojë dhe arsyetim të vërtetë… ti largon të këqijat…e të ofron gjërësi të gjoksit…
Atëherë do të shijosh lezetin e burrave të devotshëm…e jeton jetë të njerëzve të qetë…
Njeriu në zemër ka nevojë, të cilën se mbush asgjë tjetër përveç dashurisë së All-llahut, udhëtimi drejt Tij… dhe pendimi te Ai.
Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:
Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani. Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër…i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres. Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjithë mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur’an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin:
“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …”. (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.
Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur brengoseshte nxitonte në namaz… e thoshte: na rehato me namaz, o Bilal, e thoshte:
“Më është bërë kënaqësia më e madhe në namaz”. (hadith sahih).
Burrat e devotshëm kishin sjellje të çuditshme me namazin…
Ebu Salihu, i biri i motrës së Malik ibn Dinarit tregon: daja im, Malik ibn Dinari, kur të vinte nata, mbyllej në dhomë dhe tërë natën e kalonte në atë dhomë.
Habiteshim, çka bënë daja jonë në këtë dhomë. Një natë u përvidha dhe hyra në këtë dhomë e u fsheha në disa qoshe të saja. Pastaj hyri daja im e nuk më pa. E shtroi sexhaden e tij dhe dëshiroi të fillon të fal namaz. Mirëpo posa i ngriti duart për të marur tekbirin, qau dhe nuk mundej të ndalet duke qarë. Pasiqë u ndal pak u bë gati të mer tekbirin, mirëpo sërish nuk mundi nga të qarit e shumtë. Kështu vazhdoi deri në ezanin e sabahut. Kur thërriti ezani i sabahut e kapi mjekrrën e tij e tha: All-llahu im, kur të grumbullosh tërë njerëzit, privo këto thinja nga zjari i xhehenemit. …
Ebu Sulejman Daraniu tregon e thotë: një natë isha në sexhde, e më erdhi gjumi…pash një huri në ëndër, ajo më goditi me këmbë e më tha: i dashuri im, po flenë…kurse Mbreti është i zgjuar shikon ata që përpiqen në adhurime? I pafat, i mallkuar qoftë ai që i jep përparësi kënaqësisë së gjumit para kënaqësisë së bisedës me All-llahun… ngritu se është afruar ndarja…kurse të dashuruarit do të takojnë njëri tjetrin…pse po flenë? I dashuri dhe kënaqësia ime, a të flejnë sytë? Kurse unë përgaditem për ty qe pesëqind vjet?…
All-llahu ekber, ata janë lodhur në namaz…janë ndarë nga epshet…saqë u janë zbukuruar huritë në xhennete….
{ إِنَّ الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّهِ وَأَقَامُوا الصَّلاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرّاً وَعَلانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَنْ تَبُورَ (29) لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ (30) …}
“Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës”. (Fatir: 29- 30).
Kur do që të ulesh me këta njerëz të lumtur… do ti gjesh se janë njerëz që qëndrojnë shumë larg asaj që e hidhëron Zotin e tyre…
Frika ua ka coptuar zemrën…kurse dashuria ndaj Tij ua ka mbushur zemrën…
Ata e dinë se All-llahu është Falës i mëkateve…pranues i pendimit… mirëpo kjo nuk ua ka haruar se Ai është edhe që denon rëndë…që llogarit preciz…
Kur të dakordohet mëshiron… sepse mëshira e Tij kaplon çdo gjë…e kur të Hidhërohet mallkon, kurse mallkimin e tij askush s’mund ta reziston…
Transmeton Buhariu nga Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu]…se në ditën e Hajberit duke u kthyer nga beteja një djalosh ia mbante devenë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në këtë moment duke i ndihmuar Muhammedit [alejhis-selam] e godet një shigjetë dhe e mbytë. Të gjithë sahabet bërtasin, All-llahu ekber, ky njeri e fitoi xhennetin. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] reagoi e tha: ky djalosh nuk është banor i xhennetit, sepse ka vjedhur një manto në këtë ditë…prej ganimetit që s’ishte ndarë akoma, e me këtë vepër digjet në zjar…
Njeriun te mëkatet e mëdha e sjellin toleranca në të voglat…
Transmeton Buhariu nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili duke u folur tabiinëve, të cilët ishin të dalluar në adhurim dhe devotshmëri, u tha:
“Ju sot jeni duke bërë disa vepra…që në syrin tuaj duken më të imta se qimeja, mirëpo ne në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i konsideronim prej mëkateve shkatërruese”.
Omeri [radijall-llahu anhu] i shkroi letër Ebu Musa el-Eshariut, ku mes tjerash qëndronte:
“Nëse dëshiron të kuptosh vlerën e veprave tuaja…mendo rreth dhuntive që ti ka dhënë All-llahu…vlerëso atë që kanë bërë burrat e devotshëm para teje…vlerëso denimin për mëkatet.
All-llahu [subhanehu ve teala] e denoi Ademin në atë formë për një ushqim të ndaluar… e tha:
“Ademi bëri mëkat ndaj Zotit të vet dhe devijoi”.
Kurse Iblisin e mallkoi dhe e bëri të mallkuar…për shkak të refuzimit të një sexhdeje…
I mallkoi çifutët e i bëri derra e majmuna për shkak të peshkimit ditën e shtunë, kurse e kishin të ndaluar…
Mendo rreth të mirave të xhennetit, pronësinë dhe bujarinë…
E nëse tërë këtë e mendon, atëherë e kupton vetveten. Kupton se vepra yte s’të bën aspak dobi…përveç nëse All-llahu të kaplon me mëshirën dhe faljen e Tij…
Sa njerëz është tolerant në harame, e kur të këshillohet, thotë:
“Kjo që e bëj unë është shumë pak, e njerëzit bëjnë edhe më shumë…
kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“…duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.”. (En-Nur: 15).
Ai që nuk vlerëson madhërinë e All-llahut, tregohet tolerant në mëkate e kundërshtime, le ta dijë se vetëm vehtes i bën dëm…
Le ta dijë se All-llahu ka robër (melaqet) që nuk i bëjnë mëkate All-llahut…urdhërat e All-llahut në vend i çojnë…
Ata janë më shumë se ne në numër dhe më shumë se në në adhurim dhe frikë prej Tij…
Transmeton Buhariu dhe Muslimi se:
“Në qiell ka një shtëpi që quhet “Bejtul-Ma’mur”, çdo ditë hynë nga shtatëdhjet mijë melek, falen e pastaj dalin prej atje dhe kurrë nuk kthehen më deri në Ditën e Kijametit”.
Transmeton Ebu Davudi dhe të tjerët nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë:
“Më është dhënë leja që tu tregoj se ka melaqe të All-llahut që e bartin Arshin e Tij, mes pulpës së veshit dhe qafës së tij hapësirë udhëtimi shtatëqind vjet”. (Sahih).
Poashtu Tirmidhiu transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Unë shoh atë që ju nuk shihni…dëgjoj atë që ju nuk dëgjoni…rënkon qielli dhe meriton të rënkon…në çdo hapësirë prej katër gishtave ka nga një melek që bën sexhde All-llahut…pasha All-llahun, po ta dinit atë që e di unë…pak do të qesheshit dhe shumë do të qanit, do të dilnit në rrugë që t’i luteni All-llahut”. (Sahih).
Transmeton Merveziu me sened, për të cilin Ibn Kethiri thotë se është i mirë, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“All-llahu ka melaqe që dridhen nga frika…çdo pikë loti që u bjer nga syri bjer në ndonjë melaqe që falet. All-llahu [subhanehu ve teala] ka melaqe që i bëjnë sexhde All-llahut që nga janë krijuar qiejt dhe toka…nuk e kanë ngritur kokën asnjë herë e as që do ta ngrisin deri në ditën e kijametit. Disa melaqe të tjera në ruku që se kanë ngritur kokën dhe nuk e ngrisin deri në ditë të Kijametit, safe që s’i kanë prishur aspak që nga ajo ditë që janë rreshtuar dhe nuk do t’i prishin deri në ditën e Kijametit…e kur të ngriten do të shikojnë Fytyrën e All-llahut [subhanehu ve teala] e do të thonë: i lartësuar qofsh o Zot, nuk të kemi adhuruar ashtu si duhet”…
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
{ فَإِنْ اسْتَكْبَرُوا فَالَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَهُمْ لا يَسْأَمُونَ (38)…}
“Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit”. (Fussilet: 38).
إِنَّ الَّذِينَ عِنْدَ رَبِّكَ لا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيُسَبِّحُونَهُ وَلَهُ يَسْجُدُونَ (206)
“S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde”. (El-Araf: 206).
Pasiqë këta të lumtur e madhëruan All-llahun ashtu si e meritonte…u ngritën me frikë…u frikuan nga pasojat e mëkateve…lanë kënaqësinë e jetës së tyre…me qëllim që të arrijnë kënaqësinë e Zotit të tyre…
Maiz ibn Maliku [radijall-llahu anhu]…
Ky tregim gjindet në sahihun e Buhariut dhe Muslimit, do ta sjellim sipas të gjitha transmetimeve:
Maizi ishte djalosh prej sahabeve..ishte i martuar në Medinë…
Një ditë shejtani i bëri vesvese…e mashtroi me një shërbëtore të një ensariut…
U larguan prej syve të njerëzve…kurse shejtani ishte i treti…i cili nuk u ndal duke ua zbukuruar njëri tjetrin derisa ranë në zina…
Pasiqë e kreu Maizi këtë krim…e u largua shejtani prej tij…filloi të qajë dhe ta llogarit veteveten…e qortoi dhe u frikua nga denimi i All-llahut [subhanehu ve teala]…iu ngushtua jeta… e kaploi gabimi nga çdo anë…derisa ky mëkat ia dogji zemrën…
Erdhi te mjeku i zemrave… u ndal para tij dhe bërtiti me të madhe, nga nxehtësia që e kishte ne brendësi, duke thënë:
O i Dërguar i All-llahut, ky njeri i largët ka bërë zina, më pastro…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u largua prej tij…atëherë i doli në anën tjetër e tha: O i Dërguar i All-llahut…kam bërë zina, më pastro…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, kthehu…kërko falje dhe pendohu te Zoti…
Shkoi, u largua pak…mirëpo nuk duroi dot…
Sërish u kthye te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: o i Dërguar i All-llahut më pastro…
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i thotë: kthehu e kërko falje dhe pendohu te Zoti yt…
U largua pak, mirëpo sërish u kthye dhe tha: më pastro o i Dërguar i All-llahut! Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?! Pastaj urdhëroi të përzihet dhe e nxorën jasht…
I erdhi përsëri, e i tha: o i Dërguar i All-llahut kam bërë zina…më pastro…
I tha: vaj për ty, a e di se çka është zinaja?!
Urdhëroi që ta nxjerin jasht dhe e nxjerën…
I erdhi për së treti, për së katërti…e kur e teproi, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti për këtë: mos është i çmendur? I thanë: o i Dërguar i All-llahut nuk e njohim si të çmendur…
Tha: mos përdor alkool? U ngrit një njeri, i mori erë dhe nuk ndjeu aromë alkooli…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu drejtua e i tha: a e di se çka është zinaja?
Tha: po…kam pasur marëdhënie me një grua që e kam të ndaluar, ashtu siç bën njeriu me gruan e tij që e ka të lejuar…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: çka dëshiron të thuash?
Dëshiroj të më pastrosh, tha.
Atehëre Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: po…urdhëroi të gurëzohet, e u gurëzua derisa vdiq…
Kur ia falën xhenazen dhe e varrosën, pran këtij varri kaloi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me disa shokë të tij. Pejgamberi dëgjoi prej shokëve të tij duke i thënë njëri tjetrit: shiko këtë, e mbuloi All-llahu, mirëpo ky e shaplosi vehten derisa u gurëzua sikurse qentë…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] heshti, e pas një kohe…kur kaluan pranë një gomari të cofur, të cilin e kishte djegur dielli, saqë ishte fryrë dhe i kishte ngritur këmbët…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ku janë filani dhe filani?
Thanë: ne jemi ata dy…o i Dërguar i All-llahut [subhanehu ve teala].
Hani nga ky gomar…
Thanë: O i Dërguar i All-llahut!! All-llahu ta faltë, po kush han prej këtij mishi, prej kësaj coftine?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ajo që folet për nderin e vëllaut tuaj është më rëndë se të hani këtë mish, ai u pendua me një pendim që poqëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, ai tani jeton në lumenjt e xhennetit…
Lum për Maiz ibn Malikun…po, ra në zina…zbuloi mbulesën mes tij dhe Zotit të vet…mirëpo pasiqë bëri mëkatin…shkuan kënaqësitë… mbet keqardhja dhe pendimi.
Është penduar me një pendim që nëse i ndahet tërë ummetit do tu mjaftonte…
“Kanë duruar pak e janë rehatuar përgjithmon, sa krenari është suksesi për njeriun
Zoti nuk humbë atë që e bartin njerëzit për hirë të Tij
E kujton Rahmani secilin prej tyre sikurse i dashuri të dashurin e vet duke thënë: o bir i filanit
A të kujtohet dita, kur publikisht bëshe mëkate dhe gabime
Do të thotë: Zot a nuk më ke falur që moti, sepse ti je Falës i Madh
I përgjijget Rahmani: mëshira ime të ka sjellur deri në këtë post të afërt.
Nga ky tregim duhet të mësojmë që zemra mos të adaptohet në mëkat e mos të ketë nevojë për pendim, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar për zemrën duke thënë:
“I Prezentohen sprovat zemrës sikur krëndet e hastrës, ajo zemër që i thithë, aty pikohet një pikë e zezë…ajo zemër që i refuzon, pikohet një pikë e bardhë, gjersa të bëhen dy zemra: e bardhë e pastër, këtë se dëmton asnjë sprovë sa të jenë qiejt dhe toka dhe e zezë, ngjyrë hiri dhe e përmbysur, nuk njeh të mirën e as që mohon të keqen, përveç epshit të vet…”. (Muslimi).
Ku janë ato zemra të bardha që dridhen kur të binë në mëkat…e nxitojnë në pendim dhe kthim…
Me të vërtetë toleranca në mëkat është rrugë e të keqes dhe dështimit në dunja e ahiret…
Ibn Xhevziu përmend në librin e tij “Dhemul-Heva”, një njeri i cili jetonte në Bagdad, e lëshonte shikimin e tij në harame…ecte pas epsheve të tija…u përkujtua dhe këshillua, mirëpo nuk përfitoj prej këshillave, iu tërhjek vërejtja, mirëpo nuk u largua prej këtyre gabimeve…
Një dit, ky njeri, kaloi para derës së një krishteri…shikoi brenda shtëpisë së tij dhe pa një vajzë të bukur dhe u dashurua në te fortë. Tentoi të futet në këtë shtëpi, mirëpo nuk e lan. Tentoi të martohet me te, mirëpo nuk ia dhan. Vazhdimisht interesohej për te, përcjellte lajmet e saja dhe i dërgonte letra, derisa edhe ajo u dashurua në te dhe u lidh pas tij. Filloi secili prej tyre ti dërgojë letër njëri tjetrit dhe tentonin të shihnin njëri tjetrin, mirëpo nuk ia arritën qëllimit. U mallëngjua shumë për te saqë u sëmur në mendje. Andaj e dërguan në Maristan (shtëpi për të sëmurë mentalisht). Këtu e vizitonte vetëm një shok i tij, i cili kujdesej për të dhe hallin e tij. Dhe ia sillte lajmet e kësaj vajze në të cilën u dashurua. Një ditë i erdhi nëna, e ky as nuk e shikoi e as nuk i foli. Nëna iu ankua shokit të tij, ky e mori për dore dhe e futi te ai në dhomë. Filaneja (ajo vajza në të cilën është dashuru) të ka dërguar letër me nënën tënde, degjoje letrën që ta ka dërguar. E shikoi nënën e vet dhe e pyeti për atë vajzën, çka bën dhe çka të ka thënë? Kjo nënë e mjerë, filloi të shpikë biseda dhe tregime e ndodhi. Sikurse fjalë se ajo të don, është e mallëngjuar për ty, ka interesim të madh për ty, etj. ndërkohë dëgjoi zërin e djalit të saj duke thënë: vazhdo më trego sa ma shumë për te. Iu shtua edhe më tepër dashuria ndaj saj dhe çmenduria për te. Dolën nëna dhe shoku prej dhomës. Pas një kohe i erdhi shoku në vizitë. E pa se kishte ndryshuar, ishte dobësuar dhe ishte molisur. Tha o burrë, çka e ndryshoi gjendjen tënde? Tha: kjo është sëmundja e njeriut të pasionuar pas dashurisë (ashik)! E tha: shoku im, ka ardhur koha e exhelit…ka arritur koha e vdekjes…kurse unë nuk kam takuar shoqen time në dunja…mirëpo dëshiroj ta takoj në ahiret…I thashë: do të takosh gjëra edhe më të mira se kjo në ahiret…Tha: vetëm këtë e dua…
I thashë: nuk ka mundësi, sepse ti je musliman e ajo krishtere…
Ateherë rënkoi me zë të madh dhe tha: ajo është krishtere e unë musliman, nuk do të takohemi në ahiret, atëherë unë kthehem nga feja e Muhammedit….e i besoi Isaut dhe kryqit të madh…
I bërtita duke i thënë: ke frikën All-llahut…mos ban kufër..ajo që është te All-llahu është më e mirë dhe më e përhershme…filloi të qajë dhe filloi të rënkon derisa vdiq…pasi vdiq përgjegjësit e këtij spitali u kujdesën për te…
Pas vdekjes së tij, unë shkova te ajo grua…e gjeta të sëmurë…hyra dhe fillova ti flas për atë njeri….
Pasi kuptoi se ka vdekur i dashuri i sajë, bërtiti duke thënë: unë nuk kam takuar të dashurin tim në dunja…dëshiroj ta takoj në ahiret…dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut… dëshmoj se Muhammedit është rob dhe i dërguar i All-llahut… unë distancohem nga krishterimi…hyj në Islam.
Babai i saj e qortoi…ajo qau shumë…
Babi i saj tha: merrne me vehte, se nuk banoj me ate që del prej fesë së vet…Pas këtij rasti jetoj vetëm pak…dhe vdiq.
All-llahu na ruajtë nga mashtrimi dhe kurthet e shejtanit.
Sa grue dhe burrë janë kënaqur syte e tyre duke shikuar njëri tjetrin…sa u janë kënaqur veshët me zërin e njëri tjetrit, mirëpo fundi i kësaj është mposhtja dhe nënçmimi, denimi i zjarit..sepse Zoti yt askujt nuk i ban zullum…
Ai që përqëndrohet në fenë e All-llahut jeton jetën e njerëzve të lumtur…i përfundon ymri me përfundim të njerëzve të devotshmë dhe ringjallet me miqtë e Zotit…e shoqerohet me pejgamberët…
{ إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمْ الْمَلائِكَةُ أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ (30) نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ (31) نُزُلاً مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ (32)}
“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë)
Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!”. (Fussilet: 30- 32).
Njerëzit e lumtur shumë përpjeken në dynja…andaj edhe gradat i kanë të larta në mesin e njerëzve…saqë nuk mund të krahasohen te All-llahu me format dhe trupat e tyre, por ngriten te All-llahu me veprat e tyre…
Transmeton Imam Ahmedi dhe të tjerët se Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] ishte duke udhëtuar me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kaluan pran një drurit dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kërkoi prej tij që tia sjell një krende, për ta përdorur si misvak..
U ngrit Abdull-llah ibn Mesudi që të mer një krende, mirëpo ishte i dobët dhe nuk mundohej që ta kap, fryri era dhe ia zbuloi këmbët, ato ishin dy kërcikë të hollë dhe të vegjël…
U qeshën njerëzit për shkak këmbëve të holla që i kishte…
U tha Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: pse po qesheni? Për shkak këmbëve të holla që i kishte? Pasha Ate që në Dorë të Tij është shpirti im, ato janë më të rënda në peshoje se Uhudi…
Vallë, pse janë të rënda, për shkak të namazit të gjatë që e ka falur gjatë natës..për shkak të agjërimit të pandarë..për shkak se këmbët e tija nuk kanë ecur në haram…
Kurse të tjerët përveç Ibn Mesudit, ata që kanë zbukuruar pjesën e dukshme, kurse kanë neglizhuar pjesën e brendshme…kanë zbardhur rrobat, mirëpo kanë nxirë zemrat…për këta njerëz, Ebul-Kasimi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë, siç na tregojnë Buhariu dhe Muslimi:
( إنه ليأتي الرجل العظيم السمين يوم القيامة لا يزن عند الله جناح بعوضة ..)
“Do të vjen njeriu i shëndosh dhe i madh në Ditën e Kijametit, mirëpo nuk do të peshon te All-llahu as sa krahu i mushkonjës, pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
lexoni nëse dëshironi ajetin:
[فَلا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَزْناً (105)] ..
“…dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere”. (El-Kehf: 105).
Njeriu sado që largohet nga respekti i Zotit të vet, aq sa ma shumë fundoset në lezati dhe pason epshin, aq më tepër mirren prej tij shkaqet e lumturisë, e kaplon brenga dhe ngushtica, e kjo nuk largohet ndryshe përveç se me pendim dhe kthim te All-llahut [subhanehu ve teala].
Pse?
Sepse zgjërimi i gjoksit…kënaqësia e ymrit, janë dhunti shumë të mëdha, të cilat
All-llahu nuk ia jep secilit, por ia jep vetëm atij që e do…andaj All-llahu [subhanehu ve teala] ia dha këtë dhuratë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke i thënë:
أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ (1)
“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?”. (El-Inshirah: 1).
Denimi i parë i mëkateve është ngushtica e gjoksit…andaj po ta dinte mëkatari dhe mëkatareja se çfarë kënaqësie dhe lumturie ka adhurimi dhe nderi, çfarë zgjërim të gjoksit dhe hare, do të kuptonin se ajo që u ka ikur nga lezatia e besimit është shumë më e madhe se kënaqësia kalimtare që kanë përjetuar gjatë disa mëkateve…e mos të flasim për Ditën e Kijametit…
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:
“Vepra e mirë shkakton dritë në zemër, shkëlqim në fytyrë, gjërësi në rizk dhe dashuri në zemrat e njerëzve, kurse vepra e keqe shkakton errësirë në zemër, nxirje në fytyrë, dobësim të trupit dhe urrejtje në zemrat e krijesave”.
Xhabir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotë:
“Ai që shumë falet gjatë natës, i zbukurohet fytyra gjat ditës”.
Të vërtetën e thotë All-llahu [subhanehu ve teala] kur thotë:
فَمَنْ يُرِدْ اللَّهُ أَنْ يَهدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلامِ وَمَنْ يُرِدْ أَنْ يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقاً حَرَجاً كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ كَذَلِكَ يَجْعَلُ اللَّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ (125)
“Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë”. (El-Enam: 125).
Ata që kanë udhëzim dhe besim, ata kanë zemërgjërësi dhe gjoks të hapur, kurse të devijuarit kanë ngushticë të shpirtit dhe sprova…mërzi dhe pafatsi, shkapërderdhje të çështjeve të tija dhe jetë jo të lumtur…
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَلا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطاً (28)
“… mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28).
Mërzinë e përhershme që ua zbret Zoti atyreve që bëjnë mëkate ndaj Tij…ose atyreve që kërkojnë lumturinë dhe rehatinë në vepra tjera pos kënaqësisë së Tij, atyreve u ngushtohet dynjaja…u bëhet e padurueshme jeta e tyre, saqë kënaqësia pas së cilës vrapojnë bëhet denim, me të cilin denohen.
Pse?
Pse shndërrohet dëgjimi i muzikës, dhënja pas epsheve, konsumimi i alkoolit, shikimi në gjëra të ndaluara, pse e tërë kjo shndërrohet në ngushitcë, pasiqë ka qenë rehati, pse shndërrohet në mërzi, pasiqë ka qenë gëzim…
Pse?
Për shkak se All-llahu [subhanehu ve teala] e ka krijuar njeriun për një detyrë, andaj edhe nuk mund të vazhdojë jeta në rrugë të drejtë përderisa angazhohet me detyra tjera:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56).
Nëse njeriu e përdor trupin dhe shpirtin e tij në gjëra tjera e jo në detyrën e tij për të cilën është krijuar, jeta e tij do të shndërrohet në ferr…
Poqëse një njeri ecë në një rrugë, e i prishen këpucët papritmas, pasiqë e sheh këtë thotë: ska gjë, do të sjfrytëzoj lapsin në vend të këpucëve, dhe e mori lapsin dhe e vendoi në këmbë, do ti kishim thënë: ti je i çmendur, lapsi është krijuar që të shkruaj e jo që të ecish mbi te…
Po sikurse një njeri që nuk gjen laps, thotë, ska problem do të shkruaj me këpucët e mia, dhe mer këpucët e mundohet mbi letër të shkruan me to. Do ti kishim thënë: ti je i çmendur, këpucët janë krijuar për një detyrë e lapsi për një detyrë tjetër!!
Poashtu edhe njeriu, është krijuar për një detyrë, e ajo është të respektojë dhe adhurojë All-llahun [subhanehu ve teala]…andaj ai që shfrytëzon jetën në detyra tjera, patjetër që do të devijojë dhe do të vuajë…
Po të shikosh jetën e atyereve që nuk e kanë shfrytëzuar për qëllimin për të cilin janë krijuar do të shohish se në jetën e tyre ka çorodi dhe humbje që se gjenë te të tjerët…
Pse shtohet numri i vetvrasjeve në vendet ku është përhapur imorali dhe nihilizmi…
Pse në Amerikë bëjnë vetvrasje më shumë se 25 mijë njerëz…
Thuaje të njejtën edhe për Britaninë, për Francën, për Suedinë, për Italinë, etj.
Pse, a nuk kanë gjetë alkool për ta konsumuar? Jo alkooli është në sasi të mëdha i pranishëm atje!
A nuk gjejnë ku të udhëtojnë? Shtetet janë të mëdha dhe ka shumë vende atraktive…
Nuk kanë të drejtë të miren me marëdhënie jashtmartesore? Ose ka pengesa mes tyre dhe argëtimit dhe lozjes…
Ua kanë mbyllur pabet dhe kafenetë?
Jo, asesi…ata veprojnë si të dëshirojnë…rrotullohen mes kënaqësirave të syve dhe gjymtyrëve të tyre…
Atëherë, pse bëjnë vetvrasje? Pse mërziten nga jeta e tyre?
Pse e lënë alkoolin, jetën epshore dhe argëtimin e lozjen e zgjedhin vdekjen,
pse?
Përgjigja është e qartë:
وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكاً وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى (124)
“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 124).
E përcjell jeta e vështirë në vajtje dhe ikje…në udhëtim dhe në qëndrim…me te ha dhe me te pi…me te ulet dhe me te qëndron, nuk ndahet prej tij as në gjum e as në zgjim…
Ia bën jetën të padurueshme deri në vdekje, sepse ai që ia kthen shpinën Zotit dhe tregohet mendjemadh…All-llahu [subhanehu ve teala] hedh mbi te trishtim të vazhdueshëm, All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
سَنُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ بِمَا أَشْرَكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَاناً وَمَأْوَاهُمْ النَّارُ وَبِئْسَ مَثْوَى الظَّالِمِينَ (151)
“Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan…”.
Pse?
“…sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve”. (ali Imran: 151).
Kurse ata që e njohin Zotin e tyre, ata që zemrat e tyre janë nisur drejt Tij, ata janë të lumtur:
مَنْ عَمِلَ صَالِحاً مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (97)
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”. (En-Nahl: 97).
Më ka treguar një thirrës që ka shkuar të sherohet në Britani.
Tregon e thotë: hyra në një prej spitaleve më të mëdha atje. Në këtë spital hynin vetëm njerëz të caktuar. Kur hyri mjeku e më pa, tha: ti je musliman?
I thash: po…
Tha: ka një problem që më ka krijuar dilemë që nga dita që kam njohur vetveten… a mund të më degjosh?
I thash: po.
Tha: kam shumë pasuri…detyrë të mirë…diplom të lartë dhe i kam provuar të gjitha kënaqësirat; kam konsumuar alkool…kam bërë zina…kam udhëtuar në shumë shtete, mirëpo sërish ndiej ngushticë të vazhdueshme dhe mërzi prej këtyre kënaqësirave, saqë i kam vizituar disa psikolog. Kam menduar të bëj vetvrasje disa herë, me shpresë se gjejë jetë tjetër…ku ska mërzi. Ti a nuk e ndien këtë mërzi dhe ngushticë?
I thashë: jo, përkundrazi unë jam i lumtur vazhdimisht dhe do të udhëzoj në zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo përgjigju pyetjeve të mia:
– Ti kur dëshiron ti kënaqish syte, cka vepron?
Shikoj ndonjë grua të bukur ose pamje mahnitëse…
– Kur dëshiron të kënaqish veshin, çka vepron?
Dëgjo muzikë të qetë…
– Kur dëshiron të kënaqish hundën, çka vepron?
Nuhas ndonjë parfym, ose shkoj në ndonjë park…
I thashë, mirë, kur dëshiron të kënaqish sytë pse nuk dëgjon muzikë?
U habit prej meje, e më tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë për veshin…
I thashë: nëse dëshiron ta kënaqish hundën, pse nuk shikon ndonjë pamje të bukur? Edhe më shumë u habit e tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë e syrit, e me këtë nuk mundet të kënaqet hunda…
I thashë: mirë…arritëm ku dëshirova…
Ti e përjeton këtë mërzi dhe ngushticë në sytë e tu?
Jo, tha. E përjeton në veshët, hundën, gjuhën, organet…
Tha: jo, e përjetoj në zemrën dhe gjoksin tim…
I thashë: ti këtë ngushitcë e përjeton në zemrën tënde, kurse zemra ka kënaqësi të veçantë…nuk kënaqet me gjërat tjera…domosdo e ke të njohish gjërat që ta kënaqin zemrën…sepse ti duke dëgjuar muzikë, duke konsumuar alkool, duke shikuar gjërat e ndaluara, duke bërë zina, nuk e kënaq zemrën, por je duke e kënaqur trupin…
U habit edhe më shumë njeriu e tha; po, e vërtetë është, e si ka mundësi ta kënaqi zemrën time?
I thashë: me shehadet se ska hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij, e të përkulesh para Krijuesit tënd…
Ti ankohesh Atij për brengat dhe mërzitë tuaja, në këtë mënyrë do të jetosh në rehati dhe qetësi, e lumturi…
E lëkundi njeriu kokën e tha: më jep libra mbi islamin dhe lutu për mua, sigurisht do të bëhem musliman…
Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ (57) قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ (58)
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 57).
Habitem me ata njerëz që kërkojnë rehatinë dhe zemërgjërësinë, e kërkojnë lumturinë në rrugë të gabuar, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ اجْتَرَحُوا السَّيِّئَاتِ أَنْ نَجْعَلَهُمْ كَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَوَاءً مَحْيَاهُمْ وَمَمَاتُهُمْ سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ (21)
“A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?”. (El-Xhathije: 21).
All-llahu bëri dallim mes jetesës së njerëzve të lumtur dhe jetesës së njerëzve të pafat…në jetën e kësaj bote dhe të ahiretit…
Madje bamirësi, aq sa ma tepër bën bamirësi në dynja…i shtohet lezeti dhe lumturia…All-llahu i jep mirësi në rizk, në fëmijët, në detyrën, në vendbanimin dhe në çdo gjë…
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ يَا عِبَادِ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا رَبَّكُمْ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا فِي هَذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةٌ وَأَرْضُ اللَّهِ وَاسِعَةٌ إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ (10)
“Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Ez-Zumer: 10).
Tregojnë dijetarët e historisë, kurse baza e këtij tregimi gjindet në Sahihun e Imam Muslimit, se Xhabir ibn Abdull-llahu, sahabi i nderuar, i është vrarë babai i tij në betejën e Uhudit. Ia la shtatë motra, për të cilat s’kishte kush të kujdeset për veç tij. La pas vehte borxh të shumtë, në shpinën e këtij djaloshi, i cili ishte në fillimin e rinisë…
Xhabiri ishte njeri që e preokuponte borxhi dhe motrat e tija, kurse borxhëdhënësit e kërkonin mëngjes e mbrëmje…
Xhabiri doli me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Betejën e Rikasë, kurse për shkak të varfërisë kishte një deve të dobët, që edhe nuk mundej të ecte, Xhabiri s’kishte para që të blente deve tjetër, të tjerët e parakaluan, kurse ky mbeti në fund të karavanit…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] udhëtonte në fund të ushtrisë, e takoi Xhabirin duke e shtyrë devenë, kurse të tjerët ia kishin kaluar. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: çke o Xhabir?
Tha: o i Dërguar i Zotit, deveja ime është e ngadalshme…nuk ecë shpejt…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ule devenë. E uli Xhabiri Devenë, edhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e uli devenë e tij, e pastaj tha: ma jep një shkop nga dora yte ose ma këput një shkop prej drurit….Xhabiri ia dha shkopin. Pastaj e goditi disa herë dhe u ngrit deveja e fuqishme. Vazhdoi Xhabiri udhëtimin me devenë e tij afër Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vërejti te ky djalosh brengat dhe mërzitë. E dinte se ka borxhe dhe ka motrat e pa martuara me vehte, andaj dëshiroi ta gëzon dhe tia largon brengat. I tha: e je martuar o Xhabir? Tha: po, jam martuar. Tha: beqare ose të vejë? Tha: të vejë, o i Dërguar i All-llahut. U habit Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse zakonisht njerëzit për së pari martohen me beqare. I tha: “Pse nuk more një beqare me të cilën do të luash edhe ajo do të luan me ty”. Xhabiri tha: o i Dërguar i All-llahut, babai më është vrarë në uhud, me ka lënë shtatë motra të vogla, e nëse martohem me beqare, atëherë ato do të zihen mes tyre. Andaj u martova me një grua më e madhe se ata, e të kujdeset për to sikur të ishte nënë e tyre. Tha: mirë ke vepruar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Xhabir kur do të arrim para Medinës, do të ndalemi dhe do të therrim një deve, e do të hamë mishë atë ditë. Kur të dëgjojë gruaja yte për ardhjen tënde, do ta shtron shtratin. Edhe pse je martuar me grua të vejë, ti je rishtas i martuar. Tha Xhabiri: o i Dërguar i All-llahut, ska me çka ta shtron shtratin, skemi as jastëk e as pëlhura. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: do të keni jastëk me lejen e All-llahut.
Pastaj vazhduan udhëtimin.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dëshiroi ti jep pasuri, mirëpo nuk dëshironte që ta turpërojë Xhabirin. Andaj dëshiroi t’ia jep në mënyrë të mirë. I tha: Xhabir! A ma shet devenë tënde? Tha: o i Dërguar i All-llahut, unë nuk kam deve tjetër përveç kësaj deveje. Me këtë deve sjellim ujin, me këtë deve sjellim drunjtë, me këtë deve udhëtojmë. O i Dërguar i All-llahut, nuk kam deve tjetër përveç kësaj. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ma shit. Tha: mere o i Dërguar i All-llahut. Tha; jo, por me çmim. Tha: mere o i Dërguar i All-llahut. Tha: vetëm me çmim. Xhabiri tha: fol, sa i jep, o i Dërguar i All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: të jap një dirhem për devenë tënde. Xhabiri tha: o i Dërguar i All-llahut, një deve për një dirhem! Shumë lirë, kjo është zullum! Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha, ti jap dy dirhem. Tha: jo, shumë pak është. Tha: tre dirhem. Tha: shumë pak janë o i Dërguar i All-llahut. Tha: katër, pesë derisa arritën deri në katërdhjet dirhem. Xhabiri tha: po, ban për katërdhjet dirhem. Mirëpo me kusht që ta mbaj deri në Medinë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ban, ska problem.
Kur arritën në Medinë, Xhabiri shkoi në shtëpi, e zbriti mallin nga deveja dhe shkoi që të falet me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse devenë e lidhi afër xhamisë…
Kur doli Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] prej xhamisë, Xhabiri i tha: o i Dërguar i All-llahut, ja ku është deveja yte…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Bilal, jepja Xhabirit katërdhjet dirhem, edhe shtoja pak.
Kur e ktheu kokën Xhabiri, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Bilalit, mere devenë dhe shko dërgoja Xhabirit edhe lenia paratë. U kthy Xhabiri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që ta kuptojë situatën. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: edhe deveja edhe paratë janë tuajat.
Ti a mendon se unë bëna tregti me ty për ta marur devenë tënde, jo, por çmimi i ulët që ta dhash ishte për të kuptuar nevojën tënde…
Kështu është gjendja e njerëzve që ia kanë frikën All-llahut:
وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجاً (2) وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ
“…e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare”. (Et-Talak: 2-3).
Ti mërzitesh kur të shohish musliman të mençur që kërkojnë gëzimin, lumturinë dhe zemërgjërësinë duke u tubuar në pamje të ndaluara, ose duke biseduar për haramet, ose duke e zbatuar haramin në shtëpi ose kopsht, ose pushimore ose në ndonjë ndejë në rrugë ose bregdet…
Në tubime që nuk u afrohen melaqet e as që i kaplon mëshira…
Ndahen prej këtyre tubimeve me zemra të ngushtuara dhe frymëmarje të ngulfatura…
Ua zbukurojnë njëri tjetrit këtë të keqe…sikurse të jenë grumbulluar në gjëra të lejuara ose adhurime…
Sikurse të mos kenë Zot i cili i kontrollon, i Cili do ti mer në llogari. I kërkon në tubimet e dijes, e nuk i gjen aty, kurse në Ditën e Kijametit e mohojnë njëri tjetrin dhe e mallkojnë njëri tjetrin…
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë në hadithin të cilin e transmeton Tirmidhiu dhe Hakimi:
“Nëse një grup njerëzish grumbullohen në ndonjë tubim dhe qëndrojnë gjatë në atë tubim, e ndahen pa e përmendur All-llahun dhe pa dërguar salavate mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ky tubim për ta është keqardhje dhe denim, nëse do Zoti i denon, e nëse do ua fal”.
Do të mërzitesh edhe më shumë kur do ti shohish vajzat muslimane, mbesat e Hadixhes e Fatimes, motrat e Hafsës e Aishes, të cilave All-llahu ua ka pastruar zemrën nga idhujtaria, sytë nga tradhtia dhe organet nga imorali, kanë veshët dhe sytë e shëndoshë, janë të mbuluara dhe me nder, janë të sigurta dhe të rehatshme, nuk kanë trishtim për babanë e as për vëllanë, nuk e ka përdhunuar asnjë i prishur e as që e ka sulmuar ndonjë pabesimtar…
Përskej tërë këtyre dhuntive, i gjen ato duke bredhur nëpër rrugë, nëpër tregje, vrapojnë pas epsheve, në telefon, në revistë, në letra, në kafene, në diskotekë, ose në ndonjë lidhje të prishur dhe të pandershme…
I kundërshtohet Zotit të vet duke i imituar mosbesimtarët në veshmbathje dhe pamje…
Shikon programe më të ndryshme, seriale të padobishme, revista joedukative, kanale satelitore, faqe të ndryshme të internetit, filma të ndryshme DVD, ma tepër se sa shikon në suret dhe ajetet e Kur’anit dhe më shumë se sa qëndron në tubime të grave të ndershme dhe fisnike…
Mendon e ngarat se lumturia është në këtë që vepron, ose atë që ia zbukuron shoqeja e sajë, ose atë që ia imponon ndonjë “ujk” i prishur, ose ndonjë djalosh mashtrues…
Për pak kohë kjo shndërrohet në fatkeqësi dhe ngushticë…
Robi, edhe nëse kënaqet pak dhe gëzohet duke i arritur epshet, për pak kohë do të mërzitet prej tyre…do të ikë habia dhe ky strehim do të shndërrohet në shkak i ngushticës, mërzisë dhe fatkeqësisë…
Ibn Xhevziu në librin e tij El-Muntedhem tregon se muslimanët kanë sulmuar një fortifikatë të romakëve, një fortifikate e fuqishme, e rrethekuan dhe zgjati ky rrethekim një kohë të gjatë…
Gjatë rrethekimit një grua romake shikoi nga fortifikata dhe e pa këtë grua një musliman që quhej ibn Abdur-Rahim, i pëlqeu dhe u dashurua në te. I dërgoi letër ku mes tjerash i shkroi: si mund të arrij deri te ti?
Iu përgjigj: nëse bëhesh i krishter dhe vjen te unë…
U bë i krishter dhe disi arriti deri te ajo…
I ngrati, mendoi se lumturia fitohet nëse martohet me një grua, ose nëse pin një got alkool, e haroi se lumturia më e madhe është shoqërimi i atyre njerëzve të zgjedhur, që falin dhe agjërojnë…lexon dhe lufton…
Kur e humbën këtë njeri u mërzitën shumë…
Rrethekimi zgjati gjatë kohë dhe nuk arritën ta hapin këtë fortifikatë, andaj edhe u larguan…
Pas një kohe, një grup i muslimanëve kaluan pran fortifikatës dhe e përmendën ibn Abdur-Rahmanin, dhe pyetën për te dhe në cilën gjendje është tani?!
E thërritën me emrin e tij: o ibn Abdur-Rahman…kurse ai hedhi një shikim mbi ta…
I thanë: a fitove atë që dëshirove…ku është Kur’ani dhe dija yte, çka u bë me namazin tënd?
Tha: më iku i tërë Kur’ani që dija përmendsh, vetëm një ajet më kujothet, e ai ajet është:
رُبَمَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ كَانُوا مُسْلِمِينَ (2) ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا وَيَتَمَتَّعُوا وَيُلْهِهِمْ الأَمَلُ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ (3)
“Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë. Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë”. (El-Hixhr: 2-3).
Kjo është lumturi e vërtetë dhe kënaqësi e përhershme, rrugën e të cilës e kanë humbur shumica e njerëzve…
Kjo është lumturia, me të cilën njeriu jeton jetë të qetë…
Ti që ke humbur lumturinë, nëse e dëshiron ate, ja e kuptove rrugën e sajë…
Kujdes nga mashtrimet e Iblisit që të cytë të shikosh gjëra të ndaluara, të biesh në epshe, të shpreson me kënaqësi dhe gëzime, hare dhe lumturi…
Pas sa çasteve do të ringjallen ata që janë në varre, do të shpaloset ajo që është në gjokse, do të reshtohen njerëzit para Zotit dhe secili njeri do të sheh se çka ka ofruar…
Dije se të lumturit kur të përkujtohen kujtohen…
Ja se kush ishte Ibrahim Ed’hemi, babai i tij ishte mbret i Horasanit, ishte i shkujdesur dhe neglizhent, një ditë i bërtit një njeri e i tha: o Ibrahim, s’je krijuar për lozje:
أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثاً وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لا تُرْجَعُونَ (115)
“A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?”. (El-Muminun: 115).
Frikohu nga Zoti yt dhe përgadit nozullin për varrin tënd. U pendua Ibrahimi dhe u bë adhurues i dalluar…
Po edhe Fudajl ibn Ijadi ka qenë i tillë, ishte hajnë rruge. Kërceu mbi një shtëpi gjatë natës dhe dëgjoi një njeri duke lexuar Kur’an, duke lexuar ajetin:
أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنْ الْحَقِّ وَلا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمْ الأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ (16)
“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (El-Hadid: 16).
Qau Fudajli e tha: O Zot, erdhi koha, o Zot erdhi koha, pastaj shkoi kah xhamia, u pendua dhe u bë gati që ta takojë Zotin e vet…
Po kjo ka ndodhur edhe me Zadhan Kindiun, imamin dhe muhadithin e njohur, i cili më herët ishte i dhënë pas lozjes dhe argëtimit…
Një her ishte në treg dhe rreth tij këndonin shokët e tij. Kaloi pran tij Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] e kur i pa, ikën prej tij. E kapi Zadhanin e i tha: sa zë të bukur që ke, sikurse ta përdorish në lexim të Kur’anit?!
Pasiqë shkoi, Zadhani i pyeti shokët e tij: kush është ky? I thanë: Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu]. Tha: shoku i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Thanë: po, shoku i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Qau, e theu instrumentin dhe vrapoi pas Abdull-llah ibn Mesudit [radijall-llahu anhu]. Qau para tij dhe i tha: jam penduar nga kjo vepër që kam bërë. Kam luftuar Zotin tim, vall-llahi jam penduar nga ajo që kam bërë. Qau edhe Abdull-llah ibn Mesudi e i tha: mirë se vjen, ti që të do edhe All-llahu. Si mundet mos ta dua, ate të cilin e do edhe All-llahu. Pastaj Zadhan Kindiu e shoqëroi Abdull-llah ibn Mesudin [radijall-llahu anhu] derisa mësoi Kur’an dhe u bë imam në dituri…
Dëgjoni tregimin e Kanebiut, imamit dhe muhadithit të njohur. Ky kur ishte i ri pinte birë dhe shoqërohej me njerëz të prishur…
Një dit i thirri shokët e tij dhe qëndroi në derë duke i pritur..
Kaloi Shube ibn Haxhaxhi, imami dhe Muhadithi i njohur, kurse njerëzit ecnin pas tij…
Kanebiu tha: kush është ky njeri? Thanë: Shubeja. Tha: kush është Shubeja? I thanë: është muhadith.
U nis drejt tij, e me vehte kishte një këmishë të kuqe. i tha: me trego hadithe, pasiqë je muhadith? I tha: ti nuk je nxënës i hadithit që të tregojë hadithe…
E nxori thikën e tha: ose më trego hadithe ose do të therri?
U drejtua kah ai Shubeja e i tha: më ka treguar Mensuri, nga Rebiu, nga Ebi Mesudi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Nëse nuk të vjen turp vepro çka të dëshirosh”.
Kur e dëgjoi Kanebiu këtë hadith, rastisi një zemër të pastër, u kujtua mëkatet me të cilat lufton kundër Zotit me vite të tëra, e hodhi thikën dhe u kthye në shtëpi. E kapi verën që kishte në shtëpi dhe e derdhi, pastaj kërkoi leje nga nëna e tij që të udhëtojë në Medinë për të kërkuar dituri. Kaloi një kohë në shoqërimin e Imam Malik ibn Enesit dhe u bë dijetar dhe muhadith i madh e i dalluar.
Shkak i udhëzimit të tij ishte një këshillë kalimtare, mirëpo rastisi një zemër të gjallë dhe të kulluar…
Vazhdo duke përmednur Zotin tënd në çdo kohë, kujdesu të jesh i pranishëm në tubimet e burrave të devotshëm, je i pranishëm në tubimet e dijes dhe fesë, sepse dhikri e zgjëron gjoksin, shkakton kënaqësinë e ymrit…
Qajë para Zotit tënd, prano mangësinë dhe mëkatet tuaja, prano dhuntitë e Zotit ndaj teje.
Muhamed ibn Abdur-Rahman el-Arifi
Përshtati: Bekir Halimi