Refugjatë afganë të cilët vite më parë për arsye sigurie dhe ekonomike ishin detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të vazhduar jetën në Iran, po përballen me kushte të vështira jetese, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ata duke lënë pas tyre gjithçka shkuan në Iran, ku kryesisht merren me punë nga më të vështirat, për shumë pak para.
Refugjatët nga Afganistani të cilën punojnë në prodhimin e tullave nga gëlqerja kanë rrëfyer për AA jetesën e tyre të vështirë dhe problemet më të cilat përballen për çdo ditë.
Tridhjetë e pesë vite më parë Rahim Abdullah bashkë me familjen e tij kishte braktisur shtëpinë në Afganistan. Në atë kohë ishte gjashtë vjeç, ndërsa siç thotë në Iran kishin ardhur nga shkaku i luftës në vendlindje.
Pavarësisht se nuk ka probleme të natyrës së sigurisë, Abdullah theksoi se për çdo ditë zhvillon betejën për jetën pasi siç thotë kushtet e jetesës janë shumë të vështira. “Meqë nuk mundem të financoj për djalin tim 11 vjeçarë Kerimim, ai nuk shkon në shkollë. Bashkë me të punoj në prodhimin e tullave të gëlqeres”, tha Abdullah.