Jeto i tillë..! – Poezi mbi 20 këshillat nga Hoxha i dashur Bekir Halimi

Jeto i tillë..!

Fillo i pari me selam
Me përshëndetje ndaj të tjerëve
Zemrat i qetëson dhe i rehaton
Shton dashurinë mes vëllezërve.

Që të duan njerëzit
Gjithmonë buzëqeshju të tjerëve
buzëqeshja ka ndikim magjepsës
Që afron zemrat mes vëllezërve.

Që të duan njerëzit
Shfaq respekt ndaj të tjerëve
Dhe interesimi ndaj tyre
Afron bashkimin mes vëllezërve.

Që të duan njerëzit
Mërzitjet dhe gëzimet e tjerëve,
Nëse ti i ndan me ta
Tregon kujdesin mes vëllezërve.

Që të duan njerëzit
Kryej nevojat e tjerëve
Arrin të zemra e tyre
Lehtëson brengat mes vëllezërve.

Që të duan njerëzit…
Fali gabimet e të tjerëve
toleranca të dominon në shpirt
Bëhesh shembull mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Nëse mungesa e të tjerëve
Brengos Zemrën tënde
Tregon kujdesin mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Jep dhurata të tjerëve
Vlera e saj është emotive
Gëzon zemrat mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Deklaroje dashurinë ndaj tjerëve
Shprehja e dashurisë
Robëron zemrat mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Ji artist në keshillën ndaj tjerëve
Mos e shndërro në turpërim
Por bëje afrim mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Preokupimet e të tjerëve
Të jenë edhe të tuat
sepse njeriu anon kah ai
Që ndan preokupimet mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Ji optimist, pozitiv ndaj tjerëve
Ngase kjo afron ndihmon
Myzhde atyre që i ke përreth
Se je i vyjshëm mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Veprat dhe të mirat e të tjerëve
Lavdëroi, perhapi, mbështeti
Ngase e kënaqin shpirtin
Shton vullnetin mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Ngrite pozitën e të tjerëve
Bëre vetën tënde mjet të mirë
Kjo ngren edhe pozitën tënde
Të bën respektues mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Ji modest ndaj njerëzve
Mos u trego mendjemadh
Ngase kjo të largon
Si u largua iblisi prej Engjujve

Që të duan njerëzit…
Mos gjuaj gabimet e të tjerëve
Fillo me përmirësimin tënd
Ngase kjo të mundëson
T’jesh i shoqërueshëm mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Mëso artin e dëgjimit të tjerëve
Bëhu i vëmendshëm
Sepse njerëzit kan nevojë
Të tillë të jenë mes vëllezerve

Që të duan njerëzit…
Zgjero rrethin aktivitetin e tjerëve
Çdo ditë fito nga një mik të ri
Kjo të bën ty dobi
Dhe shtohen safët mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Shto llojllojshmërinë e specializimeve
Ngase e shton numrin e atyre
Që ti i njef dhe te njohin
Kjo afron miqësinë mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Bën mirë ndaj të tjerëve
Duke mos pritë të t’bëjn mirë
Ti bëre vetëm për Allah
Me përfitu zemrat mes vëllezërve

Që të duan njerëzit…
Po,të duam Hoxhë Bekir Halimi
I gjithë ky mund ndaj tjerëve
Allahu të shpërbleft me Xhennet
Shoqërues në mesin e pejgamberve.
………………………………..

( Poezi mbi 20 këshillat nga Hoxha i dashur
Bekir Halimi )

/ Nga vëllau: Nuhi Osmani /

Artikulli paraprakZbulohet tjetër magazinë droge në Gjirokastër, kapet kokainë në Durrës
Artikulli vijuesVIDEO – Përgjigje për ateistin nga Prishtina