Turqia synon të jetë një nga 10 ekonomitë më të zhvilluara në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur gjatë një ceremonie përurimi në Stamboll, ka vlerësuar qendrën kulturore Turko-Amerikane në SHBA, si qendrën e myslimanëve të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bota është më e madhe sesa pesë shtete. Nuk mund t’i lëmë 196 vende të botës nën mëshirën e fatit të vetëm pesë vendeve të cilat janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së. Ato ishin produkt i kushteve të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Tashmë Këshilli i Sigurimit duhet reformuar. Përse nuk ka asnjë shtet anëtar mysliman? Të gjitha vendet janë të krishtera. A mund të themi që kjo është e drejtë? Ne kërkojmë një botë të drejtë dhe japim kontributin tonë për një botë të drejtë”, ka pohuar Erdogan.

Duke nënvizuar se Turqia është një shtet që ka luftuar me sinqeritet kundër organizatës terroriste ISIS, Erdogan në vazhdim tha: “Nuk ka shtet tjetër në botë të luftojë me kaq seriozitet dhe sinqeritet kundër ISIS-it. A nuk e shohim ne se shumica e shteteve të cilat kryejnë operacione ushtarake në Siri nuk kanë qellim kryesor ISIS-in? Nuk është fare e besueshme kur vendet shtiren si të interesuar për 20-30 mijë luftëtarë të huaj në këtë vend, ndërkohë që gjysmë milioni civilë kanë humbur jetën dhe nuk duan t’ia dinë fare për ta”.

Erdogan në fjalën e tij tha gjithashtu se synimi i Turqisë është që në vitin 2023 të jetë një nga 10 ekonomitë më të zhvilluara në botë.

Artikulli paraprakKëtë lloj Tavafi rreth Qabesë ndoshta se keni parë ende (Video)
Artikulli vijuesShtatëmbëdhjetë vjet nga rënia e Agim Ramadanit